Aktualitet

Ç'po ndodh? Kryeministri Edi Rama shkon në Vlorë me helikopter

Helikopteri u ul tek vilat qeveritare në zonën e Ujit të Ftohtë.

k.m.
Ç'po ndodh? Kryeministri Edi Rama shkon në Vlorë me
Edi Rama

VLORË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur me helikopter në Vlorë. Siç duket edhe nga pamjet, Rama ka zgjedhur që të shkojë në Vlorë me një mjet të pazakontë transporti, një helikopter ushtarak tip "Cougar". Helikopteri u ul tek vilat qeveritare në zonën e Ujit të Ftohtë.

Kjo vizitë vjen pas asaj të datës 3 korrik, kur kryeministri pati një qëndrim kritik ndaj administratës vendore, duke shkaktuar lëvizje dhe reagime në Bashkinë e Vlorës. Nuk dihet ende nëse kreu i qeverisë ka shkuar në Vlorë për të pushuar, apo do të vazhdojë me inspektimet në terren./ZËRI

Poll

MOS HUMB