Aktualitet

Bllokuan rrugët/ Policia procedon 11 persona për protestat në Tiranë, mes tyre edhe Dritan Goxhaj

Nga 11 personat e Sipas njoftimit zyrtar, personat dyshohet se kanë kryer veprime që kanë cenuar rendin dhe qetësinë publike, duke penguar qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve. Sipas njoftimit zyrtar, personat dyshohet se kanë kryer veprime që kanë cenuar rendin dhe qetësinë publike, duke penguar qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve.

M.K.
Bllokuan rrugët/ Policia procedon 11 persona për protestat në
Foto ilustruese

TIRANË-Policia e Tiranws ka proceduar penalisht 11 protestues në lidhje me tubimet e zhvilluara më datat 22 dhe 23 qershor në Tiranë. Mes personave të vënë nën hetim është dhe Dritan Goxhaj, i cili lexoi të hënën 5 kërkesat e protestuesve në bulevard.

Sipas njoftimit zyrtar, personat dyshohet se kanë kryer veprime që kanë cenuar rendin dhe qetësinë publike, duke penguar qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në lidhje me tubimet e zhvilluara më datat 22 dhe 23 qershor 2026, në Tiranë, janë identifikuar dhe proceduar penalisht 11 shtetas, të dyshuar të përfshirë në veprime që cenojnë rendin dhe qetësinë publike.

Konkretisht, u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit: D. G., 50 vjeç, I. D., 55 vjeç, E. E., 32 vjeç, E. B., 29 vjeç, V. D., 30 vjeç, E. Z., 26 vjeç, Xh. P., 27 vjeç, B. K., 36 vjeç, D. B., 32 vjeç, Sh. B., 34 vjeç dhe I. M., 28 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë orientuar dhe zhvilluar tubimin në zona të ndryshme prej atyre të njoftuara zyrtarisht, konkretisht në: kryqëzimin e rrugës “Urani Pano” me bulevardin “Zogu I”; kryqëzimin e rrugës “Ibrahim Rugova” me Rrugën e Kavajës; si dhe në kryqëzimin e rrugës “Ibrahim Rugova” me bulevardin “Gjergj Fishta”.

Si pasojë, në këto akse me fluks të lartë lëvizjeje të automjeteve dhe qytetarëve, është penguar lëvizja e lirë e automjeteve dhe qytetarëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB