Aktualitet

Policia rrethon News 24, valë reagimesh, punonjësit: Turp, demokracia vdiq!

Lidhur me këtë ngjarje ka pasur regaime të mënjehershme nga vetë punonjësit e medias, por jo vetëm.

l.k
Policia rrethon News 24, valë reagimesh, punonjësit: Turp, demokracia
foto nga ngjarja

TIRANË- Pas rrethimit të godinës së medias News 24 nga Policia e Shtetit, kanë vërshuar një valë reagimesh në rrjet në lidhje me këtë aksion. Punonjësit e medias kanë qenë të parët që kanë reaguar, duke e quajtur këtë aksion si aksion kundër fjalës së lirë dhe rrezik për demokracinë në vend. Reagime pati dhenga deputetët të opozitës, të cilët janë të vetmit që kanë denoncuar pengimin e lirisë së meidas nga vetë shteti.

Po ashtu, organizata të ndryshme nga shoqëria civile kanë dalë në mbrojtje të punëtorëve të medias.

Reagimet e punëtorëve të medias News 24:

Klodjana Lala:Arrestohet News 24 per fjalen e lire. Zerat e lire po i shuajne me forcen e policise se turpit. Turp per ty Edi Rama! Policia ka rrethuar kete mengjes godinën e News24, duke ndërprerë me forcë dhe pa asnjë paralajmërim sinjalin e transmetimit, në një akt të paprecedent ndaj medias së lirë. Punonjësit janë penguar të hyjnë në vendet e tyre të punës, ndërsa qytetarët janë privuar nga kanali më i madh dhe më i besueshëm informativ në vend. Ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj të drejtës kushtetuese për informim dhe ndaj lirisë së shtypit, që përbën themelin e çdo demokracie. Ngjarja e sotme shënon një precedent të rrezikshëm për shuarjen e zërave kritikë dhe vendosjen e kontrollit mbi informacionin publik. Bëjmë thirrje urgjente partive politike, shoqërisë civile, organizatave të medias dhe ambasadave të huaja në Tiranë të reagojnë menjëherë dhe të ndalin këtë veprim të dhunshëm, duke garantuar rikthimin pa vonesë të transmetimit dhe respektimin e plotë të fjalës së lirë. Çdo minutë heshtjeje e imponuar ndaj medias është një plagë e hapur për demokracinë. Policia e Shtetit ne aksion per te kapur personin me te shumekerkuar ne vend, me rrezikshmeri te larte shoqerore.
Arrestohet News 24 per fjalen e lire. Edi Rama shame on you! Zerat e lire po i shuajne me forcen e policise se turpit. Turp per ty Edi Rama!

Osman Stafa: “NEWS24 NËN DIKTAT. POLICIA E SHTETIT ME URDHËR QARTAZI POLITIK KA RRETHUAR TELEVIZIONIN MË TË NDJEKUR INFORAMATIV NË SHQIPËRI. PUNONJËSIT NUK LEJOHEN TË HYJNË NË REDAKSI. NEWS24 NUK I LEJOHET TË HYJË NË TRANSMETIM TË DREJTPËRDREJTË. Sot në orën 6 të mëngjesit, një numër i madh policësh ka rrethuar televizionin News24, ku ndodhen edhe redaksitë e Gazetës Panorama, Balkanweb, Gazeta Shqiptare. Ata kanë nxjerrë nga ndërtesa çdo punonjës që ndodhej aty. Kanë fikur energjinë dhe sinjalin. Dhe prej atij momenti nuk kanë lejuar asnjë punonjës të medias të hyjë në godinë. Gazetarë, operatorë, montazhier, teknikë, punonjës të administratës, (rreth 200 punonjës), nuk janë lejuar sot të shkojnë në vendet e tyre të punës. Nuk janë lejuar as të transmetojnë këtë që po ndodh aktualisht. Kjo nuk është më mungesë transparence. Kjo nuk është më vrasje e fjalës së lirë. Kjo nuk është më as censurë. Kjo është DIKTATURË.”

Ola Bruko: “Policia ka rrethuar kete mengjes godinën e News24, duke ndërprerë me forcë dhe pa asnjë paralajmërim sinjalin e transmetimit, në një akt të paprecedent ndaj medias së lirë. Punonjësit janë penguar të hyjnë në vendet e tyre të punës, ndërsa qytetarët janë privuar nga kanali më i madh dhe më i besueshëm informativ në vend. Ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj të drejtës kushtetuese për informim dhe ndaj lirisë së shtypit, që përbën themelin e çdo demokracie. Ngjarja e sotme shënon një precedent të rrezikshëm për shuarjen e zërave kritikë dhe vendosjen e kontrollit mbi informacionin publik. Bëjmë thirrje urgjente partive politike, shoqërisë civile, organizatave të medias dhe ambasadave të huaja në Tiranë të reagojnë menjëherë dhe të ndalin këtë veprim të dhunshëm, duke garantuar rikthimin pa vonesë të transmetimit dhe respektimin e plotë të fjalës së lirë. Çdo minutë heshtjeje e imponuar ndaj medias është një plagë e hapur për demokracinë. Policia e Shtetit ne aksion per te kapur personin me te shumekerkuar ne vend, me rrezikshmeri te larte shoqerore.”

Klevin Muka: "Kam ardhur sot në mëngjes për t'u futur për lajme si zakonisht dhe gjithçka që kam gjetur është një dyzinë me policë që nuk na lënë të futemi brenda dhe të bëjmë punën."

Artan Hoxha: Policia prej ores 07:00 rrethon ambjentet e televizionit më të madh informativ në vend News24, si dhe redaksitë e Balkanweb, gazetës Panorama e Gazeta Shqiptare duke bllokuar hyrjen e gazetarëve në redaksi. Policia kërkon lirimin e ambjenteve ku ndodhet Tv News24 dhe largimin e gazetarëve prej aty. Ky veprim ishte paralajmeruar prej afro një viti, por fushata elektorale duket se e shtyu ekzekutimin e tij nga qeveria. E ka thënë me kohë udhëheqësi: “Dale se nuk keni parë gjë akoma”. Trishtimi dhe tmerri më i madh, nuk është kur të sulet në shpinë pushteti, por kur mediat e tjera dhe kolegët, heshtin dhe ferkojnë duart nga kënaqësia e fatkeqësisë që të ka rënë mbi kurriz…. Kur t’u vijnë te dera, do jem aty për t’ju kujtuar se çfarë bëtë me fatkeqësinë e të tjerëve…. Heshtja e mediave të tjera për atë që po i ndodh News24, është më e ndyrë se ajo që po bën Rama dhe taborri i tij….

Dorjana Bezat: Solidaritet me kolegët e News 24! Fjala e lirë dhe e drejta për informim janë të rëndësishme. Gazetarët nuk duhet të vuajnë pasojat e lojërave politike, presioneve apo ndërhyrjeve të tjera.

Reagimet e DEPUTETËVE tC opozitës:

Jorida Tabaku: “Kur regjimet kanë frikë nga e vërteta, dërgojnë policinë te dyert e medias. Ashtu si po ndodh sot në fillim të gushtit, kur forcat e policisë u shfaqën para News24, pa vendim gjykate, me skena dhune që i shkojnë vetëm një shteti autokratik. Kjo është fytyra e vërtetë e qeverisë: një pushtet që kontrollon çdo gjë, por kur nuk mund të blejë apo shantazhojë, përdor forcën. Rrethimi i Neës 24 nuk është thjesht presion ndaj medias – është një sulm i hapur ndaj demokracisë. Një vend kandidat për BE nuk mund të trajtojë median kësisoj. Bashkimi Europian nuk pranon vende ku shtypi rrihet, ku gazetarët kërcënohen dhe ku e vërteta shkelet me çizme. Sot është News 24, nesër mund të jetë çdo zë i lirë. Dhe atëherë nuk do të ketë më kush të flasë.”

Tedi Blushi: “Agresioni i armatosur i “Ramaduros” kundër mediave dhe në veçanti ndaj gazetarëve të “News24”, “BalkanWeb”, “Panorama” dhe “Gazeta Shqiptare”, pa transparancë dhe pa asnjë vendim gjykate, që pengohen deri forcërisht të hyjnë në ambientet e tyre të punës, është një akt i pastër kriminal ndaj fjalës së lirë, i denjë për regjimet më të errëta diktatoriale, por i paralajmëruar prej kohësh.”

Agron Gjekmarkaj: “Ajo që po ndodh sot është në kufijtë e të pabesueshmes. Sulmi ndaj tyre është grusht në fytyrën e çdo qytetari. Shqipëria po humbet me shpejtësi atë që ka fituar me shumë mundim dekadë pas dekade, duke u ngritur, rrëzuar e ringritur. Policia në dyert e medias është sfidë ndaj lirisë, heqje dorë nga demokracia si parim, shkelmim i integrimit si ëndërr shekullore. Këto janë metoda fashiste e komuniste”.

Një reagim erdhi edhe nga kryedemokrati, Sali Berisha: Me prerjen e sinjalit të News24 Ramaduro kreu një akt prej xhelati ndaj fjalës së lirë. Në traditën e babait të tij biologjik Kristaq Rama që në 10 gusht 1988 firmosi varjen publike në litar të poetit disident Havzi Nela, Ramaduro më 11 gusht 2025 rrethoi me polici dhe urdhëroi xhelatët e tij të fjalës së lirë të ndërpresin sinjalin e televizionit të News24, një nga burimet kryesore e të pakta të informacionit të pavarur në Shqipëri. Duke prerë në mënyrë brutale sinjalin e News24 në një akt hakmarrje primitive ndaj këtij televizioni, Edi Rama kërkon të mbrohet nga lajmi i paanshëm, debati i hapur dhe kritikat e bazuara ndaj tij dhe narkoqeverisë së tij dhe investigimet e guximshme gazetarëve të këtij televizioni të lidhjeve të tij dhe ministrave të tij me krimin dhe drogën dhe aferave të tyre korruptive. Partia Demokratike shton se pas mbylljes së Agon Chanel dhe konfiskimit të Ora News, ky është televizioni i tretë që Edi Rama përpiqet të zhdukë vetëm e vetëm se narkodiktatori i Tiranës nuk i bleu dhe nuk i kontrolloi dot. Partia Demokratike duke shprehur solidaritetin më të plotë me gazetarët dhe të gjithë punonjësit e News24 dënon me forcën më të madhe aktin hakmarrës primitiv prej xhelati të fjalës së lirë të Ramaduros dhe kërkon largimin e menjëhershëm të forcave policore nga territori i Televizionit News24, lirimin e menjëhershëm të sinjalit të këtij televizioni. Partia Demokratike ju bën thirrje të gjitha organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare që qëndrojnë për fjalën e lirë të dënojnë me forcën më të madhe aktin primitiv të Edi Ramës, kreu i narkoshtetit të parë dhe të vetëm të Europës dhe të kërkojnë lirimin e menjëhershëm të sinjalit të televizionit News24.

Organizatat kanë reaguar po ashtu në lidhje me ngjarjen

Qëndresa Qytetare: "Mësymja ndaj News 24 sikur të ishte aset i aktivitetit kriminal dhe jo media informative në vend. Qëndresa Qytetare shpreh shqetësimin më të thellë për aksionin e Policisë në godinën e televizonit Neës 24 dhe mediave partnere Ballkanweb, Gazeta Shqiptare dhe Gazeta Panorama. Gazetarët po pengohen të futen në vendin e punës dhe ky është një akt i denjë për vendet autoratike. Ky aksion është i papranueshëm sa kohë në këtë vend sipërmarrjet e sekuestruara të grupeve të strukturuara kriminale të trafikut  ndërkombëtarë të drogës operojnë lirisht pa u penguar nga institucionet. Qëndresa Qytetare kërkon që ky aksion së pari të ketë transparencë për shkak se në lojë është fati i një ndër mediave informative më të rëndësishme në vend, aq më tepër në një kohë kur liria e medias ka pësuar regres të ndjeshëm. Qëndresa Qytetare solidarizohet me stafin e Neës 24 dhe fton qytetarët shqiptarë të reagojnë në mbrojtje të një media që i shërben interesit publik.Një vend që cënon lirinë e medias është gati të bëjë kurban lirinë e qytetarit."

Reagimi i Rrjetit SafeJournalists Shqipëri: “Rrjeti SafeJournalists Shqipëri shpreh shqetësim të thellë për pengimin në aksesin e zyrave të Neës24, BalkanËeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare në Tiranë, siç raportohet aktualisht.Ky pengim kufizon qasjen e gazetarëve në redaksitë e tyre dhe pengon aftësinë e tyre për të punuar. Veprime të tilla rrezikojnë lirinë dhe pavarësinë e medias. Ne po e ndjekim nga afër situatën dhe do të vazhdojmë të monitorojmë zhvillimet.”

Mëngjesin e sotëm Policia e Shtetit ka rrethuar godinën e News 24 duke mos lejuar punonjësit të futen brenda godinës. Ky hap vjen pasi kontrata e grupit mediatik për godinën ka disa vite që ka mbaruar. Tashmë godina do të përdoret për "KAYO", kompaninë e prodhimit të armëve me vendim të qeverisë për përdorimin e saj në funksion të shoqërisë. Lidhur me këtë ngjarje nuk kemi ende asnjë reagim nga Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB