TIRANË- Partia Demokratike pritet të zhvillojë sot protestën e radhës në orën 19:00, ndërsa Policia e Shtetit ka marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Në kuadër të organizimit të masave për protestën e parë të opozitës që nga emërimi i tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka dalë vetë në terren. Raportohet se Hita ka instruktuar efektivët e policisë të angazhuar në terren për mbarëvajtjen e situatës gjatë protestës.
Për garantimin e rendit publik, janë angazhuar rreth 1500 efektivë policie. Forca të shumta policie janë vendosur në godinën e Kryeministrisë, gjithashtu janë vendosur edhe gardh metalik. Gjithashtu, ambulanca dhe autobote uji janë vendosur pranë godinës./ZËRI