Aktualitet

Prej 20 ditësh në reanimacion, si është gjendja e Fatos Nanos

Prej 20 ditësh Fatos Nano është në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërkohë që familja e tij ka kërkuar privatësi për të kaluar këtë moment të vështirë

E.K
Prej 20 ditësh në reanimacion, si është gjendja e Fatos
fatos nano

TIRANË- Ish-kryeministri Fatos Nano prej 20 ditësh ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Lideri historik i PS-së vazhdon të trajtohet në një spital privat në Tiranë dhe mësohet se gjendja tij mbetet e pandryshuar. Nano ndodhet ende në reanimacion, ndërkohë që pjesa më e vështirë për mjekët mbetet rizgjimi i trurit të tij. Për trajtimin e Nanos, ka mbërritur në Shqipëri dhe një ekip mjekësh të huaj, por deri tani nuk ka pasur përparime domethënëse në gjendjen e tij.

Fatos Nano, 73 vjeç është themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Ai ishte njeriu që bëri të mundur transformimin e ish Partisë së punës që vinte nga trashëgimia komuniste, në një forcë që i rezistoi pluralizmit politik, si një aktore me peshë në skenën shqiptare.

Nano ka qenë kryetar i Partisë Socialiste nga 12 qershori i vitit 1991 e deri në vitin 2005, kohë kur u shkëput nga politika. Një përpjekje e tij e mëvonshme për postin e kreut të shtetit, nuk u mbështet nga Partia socialiste, drejtimin e së cilës e kishte marrë Edi Rama. Gjatë viteve të angazhimit në politikë, që nga viti 1991, ai shërbeu 4 herë si kryeministër i vendit.

Poll

MOS HUMB