
TIRANË- Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale ka shtyrë afatin për të gjithë ata demokratë që duan të regjistrohen në procesin e Primareve. Zyra e shtypit të Partisë Demokratike ka bërë me dije se në mbledhjen e sotme, Kryesia ka miratuar listat e kandidatëve për Primaret që do të zhvillohen në muajin mars. Siç njofton PD, deri më tani janë regjistruar gjithsej 468 kandidatë të propozuar dhe vetëpropozuar, nga të cilët 289 kanë dorëzuar dokumentacionin përkatës. Por po ashtu, Kryesia vendosi që vetëm për kandidatët që kanë shprehur interesin por kanë qenë në pamundësi për të plotësuar dhe dorëzuar dokumentacionin përkatës, afati përfundimtar do të shtyhet deri më 22 shkurt.
Por dy figura të njohura, Helidon Bushati nga Shkodra dhe Ferdinand Xhaferaj, nuk do të jenë pjesë e Primareve. Madje ky i fundit u shpreh se procesi do të krijojë përçarje në parti dhe do të ndikojë në zgjedhje. Por ndryshe e sheh situatën kryedemokrati Berisha. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se kandidaturat e shumta për primaret janë dëshmi e besimit që kanë shqiptarët te PD-ja.
"Unë kam një falënderim shumë të veçantë për secilin. Të gjithë ata që morën pjesë në këtë proces. Besimin që ata shprehën tek PD. Ka pasur një numër të madh kërkesash, kandidaturash dhe kjo është dëshmi e shkallës së lartë të besimit që kanë shqiptarët tek PD,"-tha Berisha në fjalën e tij.
NJOFTIM PËR SHTYP
Kryesia e PDSH miraton listat e kandidatëve për Primare 2025 Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) njofton se Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar listat e kandidatëve për Primaret 2025. Deri më tani, janë regjistruar gjithsej 468 kandidatë të propozuar dhe vetëpropozuar, nga të cilët 289 kanë dorëzuar dokumentacionin përkatës. Në këtë garë, 89 kandidatë janë gra (31%), ndërsa 47 i përkasin grupmoshës së të rinjve (16%). Me propozim të Kryetarit të PDSH, Prof. Dok Sali Berisha, duke konsideruar se afati i dorëzimit të dokumentacionit për pjesëmarrje në procesin e Primareve ishte i shkurtër, dhe kjo mund të ketë shkaktuar vështirësi kryesisht për kandidatët që kanë shprehur interes nga diaspora, Kryesia vendosi që vetëm për kandidatët që kanë shprehur interesin por kanë qenë në pamundësi për të plotësuar dhe dorëzuar dokumentacionin përkatës, ky afat të shtyhet deri ditën e shtunë, datë 22 shkurt 2025 ora 24.00.
KANDIDATËT SIPAS QARQEVE:
Berat: Avenir Berberi; Erion Dasho; Ervis Azizolli; Fatmira Kola; Ledion Mara; Monika Qosja; Oltion Merdari; Shaqo Merkaj dhe Zija Ismaili.
Dibër: Alketa Agolli; Arsen Begu; Basir Çollaku; Denisa Vata; Femi Hoxha; Ferzileta Gjika; Hamza Leshi; Ilir Krosi; Ismail Uka; Kreshnik Çollaku; Përparim Spahiu dhe Shaqir Manjani.
Durrës: Adhurim Caca; Agim Kodra; Andi Gjoka; Andia Ulliri; Arian Dedej; Armand Dervishi; Astrit Xhaferi; Aulon Kalaja; Bernard Balla; Bislim Ahmetaj; Dritan Sallaku; Dritan Burgia; Edlira Shemsi; Emri Vata; Endri Pasha; Enri Ceno; Ermal Varaku; Ermir Frangu; Fatbardha Kadiu; Floriana Garo; Gëzim Keqi; Igli Cara; Ilirjana Kuçana; Islam Murati; Jola Hysaj; Luan Hoti; Luan Hallulli; Manjola Luku; Mereme Sela; Morena Boja; Nasild Alikaj; Ndrec Pjetri; Osman Stafa; Sabah Jemishta; Selman Tema; Shyqyri Myrtollari; Silvja Gjepali; Skender Dika dhe Viola Kapidani.
Elbasan: Alesia Balliu; Alis Narazani; Arben Elezi; Armonela Marku; Aurel Bylykbashi; Blendi Himçi; Dashnor Sula; Doris Madhi; Dritan Cani; Elior Vila; Gani Cani; Ilirjan Alliu; Klodiana Capja; Lefter Geshtenja; Lumturi Hasa; Mustafa Pashja; Qani Xhafa; Redjona Mesiti; Renato Kumrija; Silvana Hastopalli; Zeqir Hoxha dhe Zheni Gjergji.
Fier: Alkida Mehmeti Altin Maloku; Arben Hoxhaj; Eduart Sharka; Elizabeta Rredhi; Fation Semanjaku; Gentian Çela;
Gentian Koci; Ilda Dhori; Julian Hoxhaj; Luan Baçi; Luljeta Sejko; Mustaf Gashi; Pelivan Bufi; Saimir Korreshi; Samena Malenaj; Sevin Serjani; Silva Hasaj; Taulant Aliaj dhe Vladimir Kajolli.
Gjirokastër: Alma Buci; Anila Cacaj; Arben Ristani; Armando Rabaj; Bajram Hysa; Dituri Koçiu; Mariklent Dervishi; Ndriçim Seferi; Xhaferr Meca dhe Zenjel Kola.
Korçë: Albana Prifti; Alfred Gega; Andrea Mano; Arbër Male; Bledion Nallbati; Brunilda Prifti; Edmond Spaho; Eleina Qirici; Elsuida Vila; Fidel Kreka; Genti Cela; Kristiano Koçibelli; Kujtim Hoxha; Ledina Alolli; Lorenc Begaj; Lulezim Rakipi; Sorina Koti; Xhuljan Guce dhe Yllson Ibrahimllari.
Kukës: Anita Doçi; Arsi Margjeka; Astrit Margjeka; Bashkim Gjoka; Fasli Gërmizi; Feride Rrahmanaj; Gëzim Shehu; Isuf Cela; Shkëlqim Shehu dhe Shkëlzen Ibra.
Lezhë: Aleksandër Lala; Ded Doda; Donika Haxhia; Elda Hoti; Gjin Gjoni; Gjok Vuksani; Kastriot Piroli; Lindita Metaliaj; Lindita Toma; Luigj Isufi; Mariglend Doçi; Marjan Tuçi; Marjana Brunga; Mark Gjoka; Martin Biba; Ndre Molla; Ndue Bitraj; Odise Kolthi; Rudina Gjoka dhe Sander Kovaçi.
Shkodër: Aleksandër Kaçi; Alfred Pllumbi; Alfred Thekna; Arben Lushaj; Arben Maliqi; Arjan Peraj; Bardh Spahia; Eliona Shkrela; Gentian Ndoj; Glorja Shllaku; Greta Bardeli; Ilirjana Agolli; Imeldi Sokoli; Irena Shala; Izmira Rusi (Ulqinaku); Jesmina Pikalaci; Kolë Beka (livadhi); Kristian Preçetaj; Ledinë Mandija; Lodovik Hasani; Lorenc Luka; Mimoza Rexhvelaj; Ndoc Ashta; Ramadan Likaj; Senada Mehmeti; Ted Kopliku dhe Vildane Gushta (Kazazi).
Vlorë: Afrovita Dhimojani; Alta Haluci; Atird Hoxha; Dashamir Tahiri; Ina Zhupa; Liljana Emazi (Billa); Manjola Nikollo; Nada Daullja; Nikola Kedhi; Pirro Ahmetaj; Mario Runa dhe Vladimir Rizvani.
Tiranë: Adriana Kalaja; Adriana Tolka; Akil Kraja;Albana Kepi; Dilaver Xhika; Aleksandër Biberaj; Amanda Beqiri; Gëzim Veizi; Andi Mustafaj; Aqif Xhafa; Ardian Elezi; Arianit Iliazi;Arjan Hoxha; Arnold Kariqi; Arsen Valisi; Artan Pogoni; Asllan Dogjani; Astrit Memia; Avenir Peka; Besim Kuka; Bledi Kasmi; Daniel Nikolla; Dedë Mëhilli; Dhurata Çupi; Diana Begaj; Dorjan Teliti; Edit Harxhi; Elida Saraci; Enkelejda Sallaku; Eqerem Deliu; Erald Shulla; Erges Eskiu; Eris Petrit Xhihani; Ervin Riza Minarolli; Ethem Zyber Aga; Fadil Gradica; Faslli Goga; Fjoralba Dizdari; Franc Kaloshi; Gentian Kaprata; Gjok Buna; Grigels Muçollari; Hasan Cani; Helona Shtylla; Hysen Kadiu; Hysen Muceku; Ibrahim Morina; Ilda Zhulali; lir Alimehmeti; Ilir Stojku; Jak Ndokaj; Jonathan Pano; Jorida Tabaku; Keda Kaceli; Klevis Balliu; Klodian Gjinaj; Ledia Sula; Leonard Seferi; Lili Sula; Lisandër Hoxha; Lorenca Hoxha; Mimoza Hajdarmataj; Mirela Tabaku; Myslim Murrizi; Nehat Collaku; Olgert Mustafaj; Olsi Karapici; Oriela Nebiaj; Pëllumb Brusha; Perparim Caca; Petrit Gjorgji; Pranvera Kurpalaj; Redjon Lazer Zefi; Resul Domi; Rezarta Shehi; Rudin Hylviu; Salvador Kaçaj; Suina Asllanaj; Xhelil Koleci dhe Ylli Subashi.
Teksa kandidaturat janë dorëzuar, Komisioni i Zgjedhjeve i PD-së është mbledhur për të shqyrtuar kandidatët, sipas dokumentacionit që ata kanë dorëzuar. Kryedemokrati Sali Berisha nuk e ka bërë të qartë nëse rezultati do të merret parasysh për listat zgjedhore, por ka lënë të nënkuptohej se do të ketë një fazë tjetër përzgjedhjeje për të hartuar listën shumëemërore të kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit./ZËRI
