
TIRANË-Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedimin e tij në rrjetin social facebook në rubrikën “Sy më sy”, mes shumë çështjeve që ka pikasur, ka folur dhe për organizimin e një eventi që Shqipëria do të presë liderët evropianë. Rama u shpreh se më 15 maj do të presë liderët e vendeve e 46 vendeve dhe 8 të tjerë të organizatave të mëdha ndërkombëtare nga BE, tek NATO.
Edi Rama: Në këtë vend ku nuk ka bukë, vriten njerëzit rrugave, ku nuk ka ujë, nuk ka drita, ku është shkatërrim, do vijnë të gjithë këta këtu. Dhe në datën 15 në darkë do jemi me liderët e BE-së ku Shqipëria do të jetë mikpritësja. Do diskutojmë për të ardhmen e përbashkët këtu në Shqipëri. Siç nuk ua ka marrë mendja shumë shqiptarëve deri përpara se të isha unë në detyrë, në datën 16 maj do të kemi Komunitetin Politik Europian, ku Shqipëria do të ketë fjalën kyçe në hapjen e evenimentit. Këtu do jem unë në datë 15-16. Edhe në datën 11 maj këtu do jem prap. Doni apo s’doni Ramën apo qeverinë e PS, kjo është njëra anë e medaljes, tjetra anë është “tharja e kënetës”. Në fund fare prap PS do jetë në krye të vendit.
Shqipëria do të jetë më 16 Maj 2025 mikpritëse e Samitit të Komunitetit Politik Evropian, një ngjarje historike që pritet të mbledhë në Tiranë liderët e vendeve evropiane. Ky samit pritet të theksojë rëndësinë e Shqipërisë si një partner strategjik për stabilitetin rajonal dhe integrimin evropian. Ngjarja konsiderohet një sukses i madh për diplomacinë shqiptare, duke treguar aftësinë e saj për të organizuar aktivitete ndërkombëtare të nivelit të lartë dhe për të promovuar rëndësinë e Ballkanit Perëndimor në axhendën e BE-së./ZËRI