Aktualitet

Ekstradohet sot nga Dubai vëllait i të penduarit! "Kthehet" në Tiranë Dashnor Dumani dhe Armis Stafa

Dumani dhe Armis Stafa pritet që të ekstradohen sot nga Dubai në Shqipëri.

k.m.
Ekstradohet sot nga Dubai vëllait i të penduarit! "Kthehet"
Dashnor Dumani

TIRANË- Dy persona të shpallur në kërkim si pjesëtarë të organizatave kriminale në Elbasan, pritet që të ekstradohen sot nga Dubai në Shqipëri. Ata që do të ekstradohen sot janë identifikuar si Dashnor Dumani, vëllai i të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Armis Stafa. Dumani akuzohet për vrasje dhe vjedhje, ndërsa Stafa akuzohet se ka pastruar paratë e grupit Çopja në Elbasan. Për të 'ligjëruar' paratë e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja përdorte një mjet të shitblerjes së automjeteve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit

Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasve të shumëkërkuar, pjesëtarë të organizatave kriminale: -D. D., i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe për vjedhje me armë; -A. S., i akuzuar nga GjKKO-ja, se ka pastruar paratë e një grupi kriminal në Elbasan. Në lidhje me orën e mbërritjes, do të ketë një njoftim tjetër.

Por ende nuk ka informacion se në çfarë ore pritet mbërritja e tyre në Shqipëri./ZËRI

Poll

MOS HUMB