Aktualitet

PROFIL-Drejtues në Shkodër, Durrës e Fier, kush është kryepolici i ri, Skënder Hita

Rrugëtimi i tij në poste drejtuese nisi në qarkun e Shkodrës, ku shërbeu si drejtor i hetimit të krimit.

F.I
PROFIL-Drejtues në Shkodër, Durrës e Fier, kush është
Skënder Hita është zgjedhur drejtues i ri i Policisë së Shtetit

TIRANË-Skënder Hita është zgjedhur drejtues i ri i Policisë së Shtetit. Hita ka shërbyer në disa qarqe të vendit, duke fituar përvojë të gjerë në menaxhimin e policisë rajonale. Gjatë viteve të shërbimit në polici, ka mbajtur detyra drejtuese në qarqe me sfida të konsiderueshme për sigurinë, ndër to Shkodër, Durrës, Dibër dhe Fier.

Rrugëtimi i tij në poste drejtuese nisi në qarkun e Shkodrës, ku shërbeu si drejtor i hetimit të krimit. Më pas, ai mori drejtimin e Policisë në Durrës, një nga zonat më të ndjeshme në vend për shkak të pranisë së portit më të madh, intensitetit të lartë ekonomik dhe qarkullimit të madh të njerëzve dhe mallrave.

Episodi më i rëndësishme në karrierën e tij lidhet me drejtimin e Policisë në qarkun e Durrësit. Gjatë periudhës së drejtimit të strukturave policore në Durrës janë zbardhur edhe disa ngjarje të rënda kriminale. Një nga rastet më të rëndësishme lidhet me zbërthimin e vëllezërve Indrit dhe Gentjan Beqiraj, dëshmia e të cilëve ndihmoi hetuesit të hedhin dritë mbi disa ngjarje të rënda kriminale në Durrës, Tiranë dhe në zona të tjera të vendit.

Më pas Hita ka drejtuar edhe policinë e Fierit, ku gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare ai është akuzuar nga opozita si të përfshirë në grupet kriminale. Në profilin e tij profesional evidentohet gjithashtu fakti se gjatë gjithë karrierës në Policinë e Shtetit, emri i Skënder Hitajt nuk është përfolur për lidhje me krimin apo me grupe kriminale. Në vitin 2021, Hita kaloi procesin e vetingut në polici. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konfirmoi pastërtinë e figurës së tij dhe nuk gjeti probleme as në komponentin e pasurisë, as në aftësitë profesionale./ZËRI

Poll

MOS HUMB