Aktualitet

Skënder Hita zgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

 Në 5 vitet e fundit, Hita ka qenë drejtues në qarqet më të vështira në vend, Shkodër, Durrës, Dibër dhe së fundmi në Fier.

F.I
Skënder Hita zgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë
Skënder Hita

TIRANË-Skënder Hita është zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Vendimi është miratuar sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ku ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari shprehet se zgjedhja ëshë bazuar në meritë, profesionalizëm dhe integritet. Në 5 vitet e fundit, Hita ka qenë drejtues në qarqet më të vështira në vend, Shkodër, Durrës, Dibër dhe së fundmi në Fier.

"Sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave miratuam vendimin për dhënien e gradës Drejtues Madhor dhe emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z.Skënder Hita. Ky është një vendim i bazuar në meritë, profesionalizëm dhe integritet. Skënder Hita ka rezultuar ndër kandidatët më të vlerësuar nga një proces konkurrues, duke dëshmuar përvojë të spikatur, vizion të qartë strategjik dhe angazhim të palëkundur ndaj ligjit dhe qytetarëve. Policia e Shtetit ka një rol kyç në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Prandaj, drejtimi i saj kërkon jo vetëm aftësi profesionale, por edhe ndershmëri, etikë dhe përgjegjësi të lartë publike. Jam i bindur se, nën drejtimin e tij, Policia e Shtetit do të vijojë të forcojë performancën, të rrisë besimin e qytetarëve dhe të përmbushë me përkushtim misionin e saj në shërbim të sigurisë dhe shtetit të së drejtës,"-njoftoi ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.

Largimi i Ilir Prodës nga drejtimi i Policisë së Shtetit më 1 mars hapi zyrtarisht garën për zgjedhjen e kryepolicit të ri. Në garë ishin gjithsej 14 kandidatë: Afrim Tafa, Alfred Çepe, Arjanit Arap, Elidon Çela, Gentian Berberi, Gentjan Shehaj, Idajet Faskaj, Lorenc Panganika, Neritan Nallbati, Pëllumb Seferi,Rebani Jaupi, Saimir Boshnjaku,Skënder Hita dhe Tonin Voci. Dosjet e kandidatëve u vlerësuan nga Komisioni në Ministrinë e Brendshme i përbërë nga zv/ministrja e Brendshme Silva Caka, sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme, Kledia Ngjela dhe kreu i AMP-së Eduart Merkaj. Më pas tre emra u dërguan nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në tavolinën e kryeministrit Edi Ramës, ku u zgjodh Sënder Hita.

Poll

MOS HUMB