
TIRANË- Pronari i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Allajbeu ka qëndruar për rreth 2 orë brenda ambienteve të SPAK, por ende nuk dihen detaje se për çfarë është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm.

Ka dyshime që Allajbeu të jetë marrë në pyetje lidhur me koncensionet në Shëndetësi. Kjo pasi dy prej kontratave, ajo e "check-up" dhe "Sterlizimi" u hetuan nga një komision parlamentar, por gjithsesi Allajbeu nuk ishte pjesë e punimeve të Kuvendit. Të njëjtat hije dyshime në media dhe jo vetëm kanë ngritur edhe koncensionet e tjera, ajo e dializës dhe e laboratorëve, që gjithashtu të lidhura me biznesmenin e Spitalit Amerikan, Klodjan Allajbeu.
Po ashtu, mediat në Kosovë raportuan lajmin se biznesmenit Klodian Allajbeu po hetohet nga autoritetet e Kosovës për “falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrim parash”. Hetimet kanë nisur disa vite më parë dhe aktakuzat janë dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë në Departamentin Special. Në mesin e të akuzuarve janë emra, të cilët janë të lidhur me Spitalin Amerikan në Tiranë dhe Prishtinë, dhe biznesmeni Ekrem Lluka./ZËRI