Aktualitet

Protesta para Kuvendit të Kosovës, të lënduar policë dhe protestues (VIDEO)

Në rrugën Agim Ramadani Njësia Speciale ka ndërhyrë me autoblindë, ndërsa policia ka përdorur edhe topin me ujë në përpjekje për të shpërndarë protestuesit.

M.K.
Protesta para Kuvendit të Kosovës, të lënduar policë
foto ng aprotesta ne kosove

KOSOVË- Protesta e zhvilluar para Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë ndërsa raportohet për persona të lënduar në të dyja palët.

Në rrugën Agim Ramadani Njësia Speciale ka ndërhyrë me autoblindë, ndërsa policia ka përdorur edhe topin me ujë në përpjekje për të shpërndarë protestuesit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Ndërkohë, pranë godinës së Kuvendit është hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Më herët, në rrugën Agim Ramadani janë djegur kontejnerë ndërsa protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike në drejtim të zyrtarëve policorë dhe godinës së Kuvendit.

Protesta lidhet me kërkesën që ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të njohura si Specialja të kalojnë edhe në lexim të dytë.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është parë edhe kryetari i OVL-UÇK-së, ndërsa forca të shumta policore vijojnë të qëndrojnë në zonën përreth Kuvendit./ZËRI

Poll

MOS HUMB