Aktualitet

Protestë për ujin e pijshëm në Maliq, banorët përplasen me policinë, humb ndjenjat një protestues (VIDEO)

Banorët kundërshtojnë marrjen e ujit nga burimi i fshatit për të furnizuar fshatin Zvezdë.

zh.ll
Protestë për ujin e pijshëm në Maliq, banorët
pamje nga protesta ne maliq

MALIQ- Banorët e Burimasit në Maliq kanë protestuar sërish sot, për të tretën herë brenda muajit, kundër projektit për furnizimin me ujë të fshatit Zvezdë. 

Këtë të hënë, banorët kanë dalë në protestë duke bllokuar rrugën dhe mjetet e Shoqërisë së Ujësjellës-Kanalizime që po punojnë për projektin. Protesta ëshë shoqëruar me tensione, pasi gjatë ndërhyrjes së policisë, janë regjistruar përplasje mes banorëve dhe efektivëve, ku njëri prej protestuesve humbi ndjenjat. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Banorët kundërshtojnë marrjen e ujit nga burimi i fshatit për të furnizuar fshatin Zvezdë. Ata kërkojnë që furnizimi për këtë fshat të gjendet një burim tjetër, tekëa kanë paralajmëruar se do të vijojnë protestat dhe kundërshtimin e punimeve. 

Ndërkohë, Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime është shprehur se projekti është pjesë e një skemë rajonale dhe se nuk do të cënojë ujin e Burimasit. Megjithatë, banorët mbeten të vendosur për kundërshtimin e projektit për të mos lejuar asnjë ndërhyrje në skemën që furnizon me ujë fshatin e tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB