Aktualitet

Provat e reja! Avokati: Karta bankare, ka qenë e Kryemadhit! Meta s’ka pasuri në tokë, t’i gjejnë në hënë

Pyetjes nëse Meta do e kërkojë lirinë kundrejt garancisë pasurore, avokati u përgjigj duke thënë se kreu i PL nuk ka pasuri. 

F.I

Provat e reja! Avokati: Karta bankare, ka qenë e Kryemadhit! Meta

TIRANË- Në GJKKO u mbajt seanca për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kërkon zbutje të masës së sigurisë. Seanca u shty për në datën 26 qershor. Vetë kreu i PL nuk u paraqit në seancë, por u përfaqësua nga avokati i tij, Kujtim Cakrani. Ky i fundit në përfundim të seancës ka kundërshtuar provat e reja të zbuluar nga SPAK, ku bëhet fjalë për një kartë bankare që rezulton se është përdorur për blerje dhe shpenzime të ndryshme.

Avokati i Metës u shpreh se kreu i PL, nuk ka përdorur kartën në fjalë, por ka qenë në dispozicion të ish-bashkëshortes Monika Kryemadhi. Ai thotë se Meta po mbahet në qeli pa prova. Pyetjes nëse Meta do e kërkojë lirinë kundrejt garancisë pasurore, avokati u përgjigj duke thënë se kreu i PL nuk ka pasuri. Me ironi, avokati theksoi se Meta nuk ka pasuri në tokë, dhe për këtë autoritetet në Shqipëri të marrin Elon Musk dhe të kërkojnë në hënë.

Avokati: Meta nuk ka karta, nuk ka përdorur. Kartën e ka përdorur ish bashkëshortja, nuk ka ardhur asnjë numër llogarie në emër të zotit Meta. Nuk u vumë në dijeni se nuk ekziston. Kërkuam kohën tonë që të shohim se çfarë organi i procedurës pretendon dhe pse duhet të qëndrojë në paraburgim. Nuk i vendosim dot garanci pasurore, se Meta nuk ka pasuri. Pasuritë në planetin tokë janë zero. Të marrin Musk të çojnë në hënë që të gjejnë pasuritë e Metës. Nëse do ia jap unë pasurinë, do ia lë pronat e mia gjykatës që ta lirojnë metën. Por, mos kërkoni ju me pyetjet tuaja që të luhet garanci, Meta s’ka pasuri. Ju doni patjetër të thoni që meta ka pasuri. Po mbahet aludime. Unë po e sqaroj për opinion publik, nga kërkimet që ka bërë SPAK, ka kërkuar në Republikën e Shqipërisë në të gjitha vendet ku dyshohej, BE, SHBA, Kanada, Qipro. Meta nuk disponon as pasuri të luajtshme dhe as të paluajtshme. Çfarë mund tu them më shumë. Po mbahet në paraburgim pa asnjë provë, asnjë fakt. Inkuizicion ndaj ish-presidentit. U fol për X, Y, analiza financiare. Ç’punë ka meta me analizat financiare të ish, të ish... Është në formë perfektë, bën palestër. U dënua 10 ditë më urdhër të Ajatollahut të Tiranës, i plotfuqishmi Rama. SPAK ka nisur një material 31 faqe, në datën 26 ora 10:30 kemi seancën tjetër, do flas unë në lidhje me ato që ka folur prokurori.

Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit të kaluar, ndërsa Monika Kryemadhi është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Çifti tashmë i divorcuar ligjërisht akuzohet se kanë ushtruar pushtetin e tyre ndër vite për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme, si dhe për fshehjen e burimit të këtyre pasurive, duke përfshirë edhe familjarët në skemat e dyshuara./ZËRI

Poll

MOS HUMB