Aktualitet

“Pse më sheh?"/ Pyetja që ndezi përleshjen e përgjakshme në Athinë mes shqiptarëve dhe grekëve

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm, ku tre shqiptarë dhe një grek janë përfshirë në një konflikt fizik.

l.k
“Pse më sheh?"/ Pyetja që ndezi përleshjen e
FOTO ILUSTRUESE

GREQI- Një festë me muzikë dhe valle nën ritmet greke në zonën e Metamorfosis, në Athinë, ka përfunduar në një përleshje të dhunshme, ku katër persona mbetën të plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm, ku tre shqiptarë dhe një grek janë përfshirë në një konflikt fizik.

Sipas medias greke Protothema, gjithçka nisi nga një debat banal mes disa shqiptarëve që po largoheshin nga festa. Shkaku dyshohet të ketë qenë një fjalë e thënë në kalim: “Pse më sheh? Lëviz të kaloj”, që më pas ka përshkallëzuar në një përleshje të ashpër me thika.Rreth 20 persona janë përfshirë në sherr, duke shkaktuar panik të madh mes pjesëmarrësve të tjerë në festë.

Sipas raportimeve, dy shqiptarë kanë marrë plagë të rënda në kraharor, brinjë dhe në zonën e sqetullës. Ndërsa një shtetas grek është goditur në pjesën e mesit me një mjet të mprehtë, ndërkohë që po përpiqej të ndante palët e përfshira. Policia greke ka nisur hetimet për të identifikuar autorët dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit./ZËRI

Poll

MOS HUMB