Aktualitet

Puna e SPAK: Braho në KLP: 45.4 mln euro pasuri të sekuestruara, 1.1 mln i përket zyrtarëve të lartë

Kreu i SPAK theksoi se vlera e pasurive të sekuestruara për 2025 kap vlerën e 45.4 mln euro, përfshirë këtu edhe kriptovalutat.

F.I
Puna e SPAK: Braho në KLP: 45.4 mln euro pasuri të sekuestruara, 1.1
Klodian Braho

TIRANË-Në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë po bahet seanca ku kreu i SPAK, Klodian Braho po raporton për punën e bërë nga ky institucion për vitin 2025. Braho ka pasqyruar me shifra dhe goditjen e krimit të organizuar dhe sekuestrimit apo konfiskimit të pasurisë të ardhura nga krimi. 

Kreu i SPAK theksoi se vlera e pasurive të sekuestruara për 2025 kap vlerën e 45.4 mln euro, përfshirë këtu edhe kriptovalutat. Braho ka raportuar se sa i takon çështjeve që lidhen me zyrtarët e lartë vlera e pasurive të sekuestruara është 1.1 mln euro.

Klodian Braho: Janë hetuar persona dhe janë zbuluar skema komplekse të pastrimit të parave. Kemi nisur të ndjekjen e parave paralelisht me ndjekjen penale dhe kemi bllokuar mbi 24 milionë euro, përfshirë 12.4 milionë euro kriptovaluta. Bashkëpunimi kombëtar, SPAK po bashkëpunon me të gjithë partnerët ndërkombëtarë. 18% çështje të reja për korrupsion. 6 procedime te reja për zyrtare të lartë. Kemi zbatuar parimin e ndjekjes së parave paralelisht me hetimin penal. Vlera të sekuestruar dhe të konfiskuara arrijnë shifrën 45.4 mln euro, ku përfshihet edhe sekuestrimi i kriptovalutave me vlerë ekuivalente prej 14.5 mln dollarë ose 12.4 mln euro. Sa i takon çështjeve që lidhen me zyrtarët e lartë vlera e pasurive të sekuestruara është 1.1 mln euro, ndërsa konfiskimi për këtë vit ka qenë në shumën 100 mijë euro. 

Poll

MOS HUMB