Aktualitet

'Punimet për kolektorin u lanë përgjysmë'/ Banorët e Spitallës në protestë: Do të na përmbyten shtëpitë

Punimet e projektit që synon mbledhjen e ujërave të shiut që zbresin nga kodrat dhe shkaktojnë përmbytje të banesave në dimër janë ndërprerë dhe banorët kërkojnë përfundimin para sezonit të shirave.

F.I
'Punimet për kolektorin u lanë përgjysmë'/
protesta

DURRËS-Banorët e Spitallës kanë dalë sot në protestë kundër Bashkisë Durrës, pasi punimet për kolektorin nuk kanë përfunduar dhe ata i druhen përmbytjeve me ardhjen e stinës së vjeshtës. Punimet e projektit që synon mbledhjen e ujërave të shiut që zbresin nga kodrat dhe shkaktojnë përmbytje të banesave në dimër janë ndërprerë dhe banorët kërkojnë përfundimin para sezonit të shirave.

Ata thonë se, pavarësisht premtimeve të Bashkisë për vijimin e projektit, deri tani nuk është ndërhyrë. Banorët kërkojnë edhe hapsira të dedikuara për fëmijët, teksa paralajmërojnë përshkallëzim të protestave.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Problematika prek rreth 400 familje të Lagjes nr. 15, të cilat ngrenë gjithashtu shqetësimin për mungesën e ambienteve sportive dhe argëtuese për fëmijët, si dhe për dëmtimin e rrugës së asfaltuar brenda një kohe të shkurtër. 

Poll

MOS HUMB