Aktualitet

Përsëritet tragjedia! I riu humb jetën duke salduar hekurat në ‘Orange club’

I ndjeri rezulton të ishte punësuar në mënyrë të paligjshme, ndërsa autoritet po vijojnë hetimet për dokumentimin e rrethanave të rastit.

F.I
Përsëritet tragjedia! I riu humb jetën duke salduar hekurat
Igli Gjoca

SARANDË-Një 33-vjeçar ka humbur jetën teksa punonte në ambientet e 'Orange Club' në qytetin e Sarandës. Igli Gjoca dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës së tij. 33-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.

Lidhur me rastin është arrestuar administratori i lokalit 'Orange club', Ermal Fataj. I ndjeri rezulton të ishte punësuar në mënyrë të paligjshme, ndërsa autoritet po vijojnë hetimet për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Kjo nuk është hera e parë që në Orange club , ndodhin aksidente në punë. Në vitin 2023 në të njëjtin club vdiq kamerieri 17-vjeçar Antonio Delilaj, i cili po merrte disa koli me ujë nga bodrumi për tek bari dhe ndodhej brenda ashensorit kur është këputur njëra prej kavove. Goditja e fortë në kokë i shkaktoi vdekjen.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”, shtetasin E. F., 40 vjeç, banues në Ksamil, administrator i një lokali në Sarandë, pasi dje, gjatë punës në këtë lokal, ka humbur jetën shtetasi I. Gj., 33 vjeç, banues në Sarandë, i cili ishte punësuar në mënyrë të paligjshme. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike. Vijojnë hetimet për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Poll

MOS HUMB