Aktualitet

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, vihet në pranga 33-vjeçari

I riu, i identifikuar si Manjol Merko u ndalua në rrugën “Donald Trump”, ku gjatë kontrollit në automjet i gjetën një pistoletë dhe një sasi fishekësh.

k.m.
Qarkullonte me armë zjarri në automjet, vihet në pranga
Arma e zjarrit

KAMËZ- Një 33-vjeçar është vendosur në pranga nga Kamëz, pasi u kap duke qarkulluar me një armë zjarri në mjetin e tij. I riu, i identifikuar si Manjol Merko u ndalua në rrugën “Donald Trump”, ku gjatë kontrollit në automjet i gjetën një pistoletë dhe një sasi fishekësh.

Kështu, 33-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

NJOFTIMI I POLICISË:


Kamëz

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 33-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë dhe një sasi municioni luftarak. Si rezultat i kontrolleve të befasishme të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në automjete të ndryshme, është goditur një rast i armëmbajtjes pa leje. Në rrugën “Donald Trump”, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin M. M., shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë dhe një sasi fishëkësh.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi M. M., 33 vjeç, banues në Kamëz, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB