Aktualitet

SPAK mbyll hetimet për "REVANSHI-n", "goditen" 7 grupe kriminale, 20 të pandehur

Sipas asaj që u zbulua nga të dhënat e SPAK, grupet kriminale vepronin në një territor të gjerë në vendin tonë, si Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana, Vlora dhe Burreli.

k.m.
SPAK mbyll hetimet për "REVANSHI-n", "goditen" 7 grupe
Foto ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka nisur komunikimin e akuzave për anëtarët e 7 grupeve kriminale, që u goditën në kuadër të operacionit “Revanshi”. Pritet që pas kësaj procedure, organi hetues ti drejtohet gjykates për seancë paraprake. Sipas asaj që u zbulua nga të dhënat e SPAK, grupet kriminale vepronin në një territor të gjerë në vendin tonë, si Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana, Vlora dhe Burreli.

Kështu që në kuadër të mesazheve të mbledhura nga aplikacioni "SkyECC", SPAK firmosi 50 urdhër arreste, por shumica prej tyre ende nuk janë ekzekutuar. 

 

Poll

MOS HUMB