Aktualitet

DETAJE/ Mori automatikun për të vrarë vëllanë, porta e banesës i shpëtoi jetën 15-vjeçarit

Dëshmitarët janë shprehur se i kanë parë binjakët duke i tërhequr armën njëri-tjetrit.

F.I
DETAJE/ Mori automatikun për të vrarë vëllanë, porta e
PAMJE NGA VENDNGJARJA

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e 15-vjeçarit në Fushë-Mëzez. I mituri u plagos pas një konflikti mes xhaxhallarëve të tij. 

Raportohet se 3 vëllezër të familjes Pëllumbi jetonin në një banesë private një katëshe në Fushë Mëzez, ku secili kishte hyrjen e tij. Gjatë sherrit mes dy vëllezërve binjakë, Nazmi dhe Florant Pëllumbi mësohet se kanë ndërhyrë edhe pjesëtarë të tjerë të familjes për t’i ndarë. 

Nazmi Pëllumbi mësohet se është futur në banesë, ka marrë automatikun dhe është kthyer në oborrin e banesës për të qëlluar drejt vëllait binjak. Dëshmitarët janë shprehur se i kanë parë binjakët duke i tërhequr armën njëri-tjetrit. 15-vjeçar (djali i vëllait tjetër) nuk ka qenë në banesë kur ndodhi konflikti dhe në momentin që arma është shkrepur nipi i tyre ishte duke u futur brenda oborrit të shtëpisë.

Në momentin që është afruar të porta kryesore e banesës e kanë kapur plumbat. Plumbat kanë çarë llamarinën e portës dhe kanë goditur të miturin. Familja Pëllumbi nuk ka treguar të vërtetën dhe ka qenë nëna e të miturit që zbuloi konfliktin mes kunetërve. Pas dëshmisë është vënë në pranga Florent Pëllumbi ndërsa është shpallur në kërkim Nazmi Pëllumbi. Në banesën e Florent Pëllumbit policia gjeti një sasi kokaine./ZËRI

Poll

MOS HUMB