
LEZHË- Një 45-vjeçar është transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës, pasi ishte plagosur me armë zjarri. Sipas Policisë, dyshohet se 45-vjeçari, i identifikuar si Mondi Gjoka, është vetëplagosur në këmbë me armë zjarri. Fatmirësisht, 45-vjeçari është jashtë rrezikur për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit.
“Ne spitalin e Lezhës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi M. Gj., 45 vjeç, banues në Rraboshtë, Lezhë. Nga hetimet paraprak dyshohet se shtetasi M. Gj., është vetëplagosur me armë zjarri, në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policica.