TIRANË-Dy 25-vjeçare janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohen se kanë shkaktuar zjarr në banesën e tyre me qira, por nga flakët e pësuan dhe fqinjët.
Vajzat jetonin me qira në kompleksin 'Kika 1' pranë Komunës së Parisit, kur apartamenti i tyre u përfshi nga flakët për shkak të disa qirinjve aromatikë. Si pasojë e zjarrit të ndodhur një ditë më parë (3 mars) u asfiksua nga tymi fqinji i katit më lart banesës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetaset K. Sh., 25 vjeçe dhe S. Gj., 25 vjeçe, pasi dyshohet se për shkak të pakujdesisë së tyre, ka rënë zjarr në banesën e tyre. Si pasojë janë dëmtuar banesa e tyre dhe banesat e fqinjëve. Gjithashtu, është dërguar në spital, shtetasi A. K, për shkak të asfiksisë, jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.
