
TIRANË- Qyteti i Elbasanit është “paralizuar nga trafiku”! Gjatë kësaj pasdite të gjitha rrugët që të çojnë në qytetin e Elbasanit janë bllokuar për shkak të trafikut, pasi ka një qarkullim të rënduar të automjeteve. Mësohet se për shkak të fluksit të lartë të automjeteve, radhët kanë arritur deri në 3-5 km.
Ky trafik vjen si pasojë e festimeve që organizohen në qytetin e Elbasanit për Natën e Verës më 13 mars si dhe për Ditën e Verës më 14 mars.
Pavarësisht masave të marra nga autoritetet, duket se shmangja e trafikut ka qenë e vështirë, pasi në të gjitha rrugët që të çojnë në qytetin e Elbasanit kanë qarkulluar shumë automjete./ZËRI