Aktualitet

"Rikthehet" hashashi në Lazarat, HARTA nga jugu në veri, ku do kultivohet kanabisi mjekësor

Në një mbledhje të Këshillit të Ministrave, qeveria ka vendosur zonat ku do të lejohet mbjellja e kanabisit për qëllime industriale dhe mjekësore.

k.m.

"Rikthehet" hashashi në Lazarat, HARTA nga jugu në veri, ku
Foto ilustruese

TIRANË- Nga veriu në jug, kjo është harta se ku do të mbillet kanabisi në Shqipëri! Qeveria ka përzgjedhur vendet për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit, me qëllime industriale dhe mjekësore, duke përjashtuar tokat me rendiment të lartë bujqësor; siç është Myzeqeja dhe Devolli e Plasa në Korçë. Në një mbledhje të Këshillit të Ministrave, qeveria ka vendosur zonat ku do të lejohet mbjellja e kanabisit për qëllime industriale dhe mjekësore.

PËR MIRATIMIN E ZONAVE KADASTRALE NË TË CILAT LEJOHET KULTIVIMI I BIMËS SË CANNABIS-it PËR QËLLIME INDUSTRIALE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 12, të ligjit nr.61/2023, “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së Cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e zonave kadastrale në të cilat lejohet kultivimi i bimës së Cannabis-it për qëllime industriale, sipas shtojcave, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.

2. Ushtrimin e aktivitetit të kultivimit të bimës së Cannabis-it për qëllime industriale, në përputhje me kufizimet e përcaktuara në vendimin nr.50, datë 22.1.2025, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e standardeve për zonat dhe parcelat e tokës në të cilat do të lejohet kultivimi i bimës së Cannabis-it për qëllime mjekësore dhe industriale”.

3. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Brendshme, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it dhe subjektet e lejuara për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Vendimi në Fletoren Zyrtare tregon se kanabisi do të kultivohet dhe përpunohet në dhjetra zona kadastrale nga Malësia e Madhe në Gjirokastër; madje dhe në fshatin Lazarat, atje ku u desh ndërhyrja e Policisë së Shtetit për të zhdukur kultivimin e kanabisit që trafikohej edhe jashtë vendit. Tashmë, bima e ndaluar do të kthehet, por në një format dhe për qëllime të tjera. 

HARTA ME QARQET DHE FSHATRAT KU DO TË MBILLET KANABISI:

"Rikthehet" hashashi në Lazarat, HARTA nga jugu në veri, ku"Rikthehet" hashashi në Lazarat, HARTA nga jugu në veri, ku"Rikthehet" hashashi në Lazarat, HARTA nga jugu në veri, ku"Rikthehet" hashashi në Lazarat, HARTA nga jugu në veri, ku"Rikthehet" hashashi në Lazarat, HARTA nga jugu në veri, ku"Rikthehet" hashashi në Lazarat, HARTA nga jugu në veri, ku"Rikthehet" hashashi në Lazarat, HARTA nga jugu në veri, ku"Rikthehet" hashashi në Lazarat, HARTA nga jugu në veri, ku"Rikthehet" hashashi në Lazarat, HARTA nga jugu në veri, ku"Rikthehet" hashashi në Lazarat, HARTA nga jugu në veri, ku"Rikthehet" hashashi në Lazarat, HARTA nga jugu në veri, ku"Rikthehet" hashashi në Lazarat, HARTA nga jugu në veri, ku"Rikthehet" hashashi në Lazarat, HARTA nga jugu në veri, ku"Rikthehet" hashashi në Lazarat, HARTA nga jugu në veri, ku

QARKU VLORË

Njësia Administrative Delvinë: Bajkaj, Bamatat, Rusan, Stjar, Vllahat.
Njësia Administrative Vergo: Fushë verri, Kalasë, Kopaçez, Palavli, Vergo.
Njësia Administrative Finiq: Blerim, Buronjë, Finiq.
Njësia Administrative Mesopotam: Kosar, Mesopotam.

QARKU GJIROKASTËR

Njësia Administrative Dropull i Sipërm: Bodrisht, Bularat, Jorgucat, Likomil, Pepel, Vodhinë, Vrisera, Zervat, Kakavijë.
Njësia Administrative Dropull i Poshtëm: Derviçan, Dhuvjan, Frashtan, Goranxhi, Goricë, Grapsh, Haskovë, Lugar, Sofratikë, Terihat, Vanister, Glinë, Peshkëpi e Poshtëme, Peshkëpi e Sipërme, Radat, Vrahogoranxhi.
Njësia Administrative Lazarat: Lazarat.
Njësia Administrative Libohovë: Bulo, Labovë e Poshtëme, Libohovë, Nepravishtë
Njësia Administrative Ballaban: Ballaban, Ballë, Komarak, Mazhan, Psar, Vinokash.
Njësia Administrative Dishnicë: Bedyqas, Katundisht, Kuqar, Panarit, Rivan, Tolar, Varibop.
Njësia Administrative Këlcyrë: Këlcyrë qytet.
Njësia Administrative Sukë: Çorogunjë-Ujëmirë, Fshati i ri, Goricë, Luarë, Podgoran, Podgoran Fushë, Rodenj, Sukë.
Njësia Administrative Qendër: Paçomit.

QARKU FIER

Njësia Administrative Cakran: Gjonç
Njësia Administrative Hekal: Hekal, Mollaj dhe Romës

QARKU ELBASAN

Njësia Administrative Belsh: Dushk
Njësia Administrative Grekan: Grekan, Rrenas.
Njësia Administrative Gostimë: Çartalloz, Gjyralë, Gostimë, Kurtalli, Malasenj, Shtërmen.
Njësia Administrative Shalës: Liçaj, Shalës.
Njësia Administrative Cërrik: Cërrik 2.

Qeveria ka përcaktuar në një vendim të veçantë edhe elementët e sigurisë që duhet të aplikohen për mbrojtjen e sipërfaqeve të kultivimit të kanabisit mjekësor por edhe transportit e lëndëve të para me automjete të dedikuara. Sipërfaqet e mbjella duhet të monitorohen 24 në 24 me kamera me specifika të veçanta. Transporti duhet të kryhet me mjete të mbyllura që sigurojnë që ato të mos jenë të dukshme ose të identifikueshme nga jashtë automjetit dhe duhet të shoqërohen me procesverbalin përkatës për sasinë dhe llojin e produktit që transportohet. Makinat duhet të jenë të pajisura me GPS teksa për çdo raste lëvizje të bimës apo fidanit duhet të lajmërohen strukturat shtetërore 5 ditë para./ZËRI

Poll

MOS HUMB