DHËRMI-Replikat mes kryeministrir Edi Rama dhe Arjan Konomit kanë vijuar sërish pas incidentit që ndodhi më 20 gusht në Dhërmi, ku Konomi u shoqërua nga Policia. Pas pamjeve të ndara në rrjet nga kreu i qeverisë, i cili u shpreh se 'për fat ekziston një tjetër video' dhe imazhet janë një tjetër kënd duke hedhur poshtë deklaratat e Konomit, ky i fundit ka deklaruar se pamjet janë marrë nga telefoni i tij.
Konomi shprehet se Rama kërkon t'u hedhë hi syve njerëzve dhe mohon të ketë ofenduar siç pretendoi kreu i qverisë në reagimin e djeshëm, duke shpërndarë videon e Konomit të publikuar nga ZËRI. Gazetari thekson se para se videot e tij të fshiheshin i pa bashkë me drejtorin e Policisë, dhe dukej qartë që ishte problemi për parkimin pasi ishte gjobitur në mëngjes tërë fshati.
Arjan Konomi: Edi Rama na bëri një kakërdhi sot! Mashtrues, ordiner, i ulët deri në të qenë i paskrupullt poston një fragmemt të videos që bëra unë. Dhe me paturpësi shkruan "ja që për fat ka dhe një video tjetër". Të qeshësh dhe të qash. Kërkon t'u hedhë hi syve njerëzve, duke shtuar një sërë gënjeshtrash . Videon time policia ma fshiu nga celulari dhe u sigurua por e mbajti drejtori i policisë, i cili e pa me mua dhe kuptoi dhe ai që s'kishte bullizim, por nje problem për parkimin pasi ishte gjobitur në mëngjes tërë fshati, ndërsa dy orë më pas makinat e kryeministrit dhe eskortës ishin parkuar atje ku tabela e ndalonte.
