Aktualitet

Rama në homazhet për Fatos Nanon: Ndamë, thyem dhe rindamë bukë, historia jonë kaloi nëpër ekstreme

Rama u ndal në marrëdhënien e ndërlikuar që kanë pasur së bashku, duke e përshkruar si një histori që ka kaluar nëpër “ekstreme”.

l.k
Rama në homazhet për Fatos Nanon: Ndamë, thyem dhe rindamë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në ceremoninë mortore të ish-liderit socialist Fatos Nano, u ndal në marrëdhënien e ndërlikuar që kanë pasur së bashku, duke e përshkruar si një histori që ka kaluar nëpër “ekstreme”. Megjithatë, kreu i qeverisë shtoi se një pjesë e kësaj historie ka lidhje të drejtpërdrejtë me pozitën e tij aktuale shtetërore dhe partiake.

“Me Fatosin ne ndamë, thyem dhe rindamë bukë, por historia e marrëdhënies tonë të zhvilluar mes ekstremesh nga birësimi im në familjen socialiste me bekimin e tij deri tek vrasja e babait për marrjen e skeptrit të tij nuk ka vend këtu në këtë eulogji.

Ose jo ka vend vetëm për një fakt, nëse jam unë sot zëdhënësi i hidhërimit të krejt familjes socialiste, kjo lidhet padyshim me intuitën dhe me guximin e kryetarit themelues për të më ftuar dhe vënë vend në Odën e shtëpisë tonë politike për të thyer një mur ndarës me shoqërinë e kohës, kur shtëpia e socialistëve nuk ishte ajrosur ende plotësisht nga era e të shkuarës”, -tha Rama.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

/ZËRI

Poll

MOS HUMB