Aktualitet

'Range Rover', “BMW” e 'Jeep' të vjedhura në Itali, Gjermani e SHBA me vlerë 200 mijë euro, dy persona në hetim

Mjetet rezultojnë të vjedhura në vendet e BE-së dhe SHBA. 

F.I
'Range Rover', “BMW” e 'Jeep' të vjedhura
automjeti i sekuestruar

TIRANË-Katër automjete me vlerë 200 mijë euro janë sekuestruar në Tiranë. Mjetet rezultojnë të vjedhura në vendet e BE-së dhe SHBA. Konkretisht bëhet fjalë për një automjet tip 'JEEP' dhe “Seat Cupra” të vjedhur në Itali, një “Range Rover” të vjedhur në Amerikë, një “BMW”në Gjermani me qëllim shitjen në Shqipëri. Për dy prej personave që trafikuan mjetet, Policia ka nisur hetimin në gjendje të lirë, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. 

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Stolen Line”.

Sekuestrohen 4 automjete me vlerë rreth 200 000 euro. Procedohen penalisht 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në vijim të operacionit policor “Stolen Line” si rezultat i punës hetimore për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të automjeteve luksoze, kanë identifikuar dhe referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasve, konkretisht:

-nisi procedimi penal për shtetasin S. C, i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Jeep” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Itali;

-nisi procedimi penal për shtetasin E. Ç, i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Range Rover” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Amerikë;

-shpallën në kërkim shtetasin E. J., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “BMW” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Gjermani;

-shpallën në kërkim shtetasin R. R., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Seat Cupra” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Itali;

Katër automjetet me vlerë rreth 200 000 euro, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Operacioni policor i koduar “Stolen Line” vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB