TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ndal dhe te rasti i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në konferencen e përbashkët me komisioneren Marta Kos, teksa përgjigjej pyetjeve për çështjen e Ballukut. Për rastin e Veliajt, Rama deklaroi se në asnjë vend të BE-së nuk ndodh që njerëzit të pezullohen nga fuksionet e tyre pa gjyq, duke qenë se janë të zgjedhur.
"Nuk bën vaki në BE që njerëzit të pezullohen nga funksionet. Është unike në historinë e Europës kjo duke qenë të zgjedhur. Nuk bëhet që kryetarët e bashkisë të merren nga zyra dhe të çohen në burg, pa gjyq, dhe të mbahen në paraburgim për muaj të tërë. Nuk bën vaki", u shpreh Rama.
Më herët gjatë konferencës, kreu i qeverisë paralajmëroi se çështja do shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Rama tha se do të kërkohet sqarim te Gjykata e Posaçme, për një masë që siç e nënvizoi vazhdimisht, cenon pavarësinë e ekzekutivit dhe tejkalon kompetencat e një institucioni drejtësie. Ndër të tjera, kryeminsitri theksoi se sa të jetë ai në krye të qeverisë, çdo vendim i drejtësisë do të respektohet, pavarësisht kostot që mund të ketë për socialistët./ZËRI

