Aktualitet

Reforma territoriale/Banorët e Divjakës ngrihen në protestë: Bashkia mos të shkrihet

Qytetarët theksojnë se Divjaka ka potencial të konsiderueshëm ekonomik dhe duhet të vijojë të funksionojë si një bashki më vete.

M.K.
Reforma territoriale/Banorët e Divjakës ngrihen në protestë:
proteste ne divjake

DIVJAKË– Kundërshtimet ndaj reformës së re territoriale janë zhvendosur edhe në Divjakë, ku banorët kanë dalë hapur kundër propozimit të mazhorancës për bashkimin e bashkisë së tyre me atë të Lushnjes.

Sipas banorëve, një vendim i tillë do të ndikonte negativisht në administrimin e zonës dhe në shërbimet që u ofrohen qytetarëve. Qytetarët theksojnë se Divjaka ka potencial të konsiderueshëm ekonomik dhe duhet të vijojë të funksionojë si një bashki më vete.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Për të shprehur kundërshtimin ndaj projektit të reformës territoriale, banorët kanë njoftuar zhvillimin e një proteste këtë pasdite, në orën 18:30. Tubimi synon të përcjellë mesazhin se Divjaka nuk duhet të bashkohet administrativisht me Bashkinë e Lushnjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB