Aktualitet

Regjistrimi në Universitete/ Sot faza e dytë e raundit të parë, zgjat vetëm 48 orë

Ashtu sikurse u zhvillua edhe faza e parë, 29 gusht, edhe faza e II e raundit të parë të regjistrimeve do të zgjasë vetëm 48 orë.

zh.ll
Regjistrimi në Universitete/ Sot faza e dytë e raundit të
Foto ilustruese

TIRANË- Faza e dytë e regjistrimeve për vitin akademik 2025-2026 për maturantët fitues në universitetet publike dhe private ka nisur këtë të dielë. Ashtu sikurse u zhvillua edhe faza e parë, 29 gusht, edhe faza e II e raundit të parë të regjistrimeve do të zgjasë vetëm 48 orë.

Siç u njoftua më herët nga Ministria e Arsimit në hapat që duhen ndjekur, çdo maturant i shpallur fitues ka dy ditë kohë për t’u regjistruar, përndryshe vendi i tij i kalon automatikisht një kandidati në pritje. Pas përfundimit të fazave, do të ketë edhe një periudhë çregjistrimi për ata që dëshirojnë të ndryshojnë degën dhe të rikthehen në garë për raundin e dytë.

Raundi i parë i regjistrimeve zhvillohet nga 29 gusht deri më 11 shtator 2025, i ndarë në shtatë faza 48-orëshe: Faza I ishte më 29–30 gusht, Faza II nis sot dhe do të zgjasë deri më 1 shtator, Faza III: 2–3 shtator, Faza IV: 4–5 shtator, Faza V: 6–7 shtator, Faza VI: 8–9 shtator dhe Faza VII: 10–11 shtator.

Mbi 20.000 maturantë aplikuan për studime në universitetet publike dhe private, një shifër që nuk ishte arritur më parë. Konkretisht 500 maturantë më shumë kanë aplikuar për arsimin e lartë krahasuar me një vit më parë./ZËRI

Poll

MOS HUMB