Aktualitet

Rëndohet situata në Gramsh, digjet teqeja e Shemberdhenjes! Një person i bllokuar brenda

Ka raportime se brenda ka mbetur babai i teqesë, por ky informacion nuk është konfirmuar ende në rrugë zyrtare.

k.m.
Rëndohet situata në Gramsh, digjet teqeja e Shemberdhenjes! Një
Foto ilustruese

ELBASAN- Rëndohet situata nga zjarret në Gramsh. Nga flakët është djegur teqeja e Shemberdhenjes, ndërsa një person ka mbetur i bllokuar brenda. Ka raportime se brenda ka mbetur babai i teqesë, por ky informacion nuk është konfirmuar ende në rrugë zyrtare.

Situata është alarmante edhe në Skënderbegas, Kullolas, Bletës, Sojnik, Mukaj dhe Kukur. Në fshatin Kullollas dhe Bletës të Gramshit zjarri po djeg shtëpitë. Por për fat të keq, disa banorë kanë mbetur ende të bllokuar në fshat dhe nuk janë evakuuar në kohë. Për këtë arsye jeta e tyre është në rrezik.

Situata është kritike dhe kërkohet ndihmë urgjente nga autoritetet./ZËRI

Poll

MOS HUMB