LEZHË- Forcat RENEA dhe Policia e Shtetit kanë zhvilluar kontrolle në veri të vendit, për kapjen e personave në kërkim. Efektivët kanë 'zbarkuar' në Mirditë, pas një sinjalizimi se në Shqipëri mund të ketë hyrë Elson Reçi, një prej njerëzve më të shumëkërkuar nga SPAK.
Por, pas kërkimit të kryer në banesën e tij dhe në disa lokacione të tjera, operacioni rezultoi pa sukses, pasi nuk u mund të gjendej ndonjë gjurmë e të shumëkërkuarit. Elson Reçi i njohur ndryshe si “Soni” kërkohet nga autoritetet shqiptare si organizator i vrasjes së Preng Gjinit, një krim që është konsideruar si hakmarrje për vrasjen e xhaxhait të tij, Kastriot Reçi. Reçi është arrestuar dy herë në Dubai, në gusht të vitit 2024 dhe në janar të vitit 2025.
Atentati ndaj Preng Gjinit
Mbi urën e Nisharakut në Tiranë u tentua më 15 shtator 2020 eliminimi fizik i Preng Gjinit. Në makinën me të cilën udhëtonte i ishte vendosur një sasi tritoli 400 gramë C4, në pjesën e përparme, me shpërthim të kontrolluar në distancë. Atentati që atëherë u dyshua se lidhet me sagën e hakmarrjeve mes dy fiseve mes fiseve Reçi e Gjini. Preng Gjini ka qenë shoqëruar për vrasjen e Kastriot Reçit, që u ekzekutua me snajper në 27 janar të 2020. Në atë kohë, 5 vëllezërit e familjes Reçi, Tonin Reçi, Paulin Reçi, Martin Reçi, Alfred Reçi dhe Gjovalin Reçi kanë deklaruar para efektivëve të Policisë së Tiranës se nuk kanë gisht në atentatin me tritol që iu bë Preng Gjinit./ZËRI