
SHKODËR- Forcat RENEA me urdhër të SPAK kanë rrethuar Shkodrën! Në orët e para të mëngjesit të sotëm, forcat RENEA kanë zbarkuar në qytet duke ushtruar kontrolla në disa biznese dhe banesa të personave me precedentë penalë. Raportohet se kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Safet Bajrit, por ende nuk ka asgjë të konfirmuar.
Gjatë aksionit janë sekuestruar disa armë zjarri, ndërsa të tjerë janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë për t'u marrë në pyetje për masakrën e Dobraçit. Po ashtu, janë sekuestruar edhe 5 mjete të blinduara. Kontrollet vijonë ende dhe deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga asnjë prej palëve.
Armët e sekuestruara do të dërgohen për ekspertizë nëse ato janë përdorur në ngjarje kriminale të mëparshme.
Pasditen e 30 tetorit, 4 persona kanë komplotuar dhe realizuar vrasjen e Hamza Licit, vëllait të Ibrahim Licit. I riu, vetëm 23 vjeç ndërroi vend menjëherë nga plumbat e marrë, ndërsa shoku i tij, Arlind Bushati ndërroi jetë disa orë më vonë në spital. Djali i ish-kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës kishte marrë një plumb në kokë. Kjo masakër i kushtoi jetën edhe një kalimtareje të rastit, Flutura Bashës. Kjo e fundit po shkonte në shtëpi me të shoqin, kur motoçikleta e tyre u përplas nga "Benzi" i Licit që kishte humbur jetën në timon. Flutura ndërroi jetë në vend, ndërsa Bashkim Basha ndërroi jetë në spital./ZËRI