THETH- Autoriteti Rrugore Shqiptare (ARRSH) njofton se rruga në aksin Qafë Thore-Theth është aktualisht e hapur, pasi ka qëndruar prej disa orësh i bllokuar plotësisht si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike. Përmes një njoftimi publik, ARSH bën me dije se po vijon puna për pastrimin e borës dhe monitorimi i vazhdueshëm i situatës, teksa kontraktoi i mirëmbajtjes është në terren.
ARRSH këshillon që të qarkullojnë tani mjetet që kanë nevojë të lëvizin, për të shmangur lëvizjen gjatë orëve të vona të natës, pasi ekziston rreziku i riaktivizimit të ortekëve.
Njoftimi:
Qarkullimi në Qafë Thore është aktualisht i hapur
Vijon puna për pastrimin e borës që po bie, si dhe monitorimi i vazhdueshëm i situatës për shkak të rrezikut të mundshëm nga ortekët.
Mjetet që kanë nevojë të lëvizin, këshillohen të qarkullojnë tani, me qëllim shmangien e lëvizjeve gjatë orëve të vona të natës
Reshjet e borës po vazhdojnë dhe, nëse shtohen gjatë natës, ekziston rreziku i riaktivizimit të ortekëve.
Kontraktori i mirëmbajtjes është në terren me mjete dhe punëtorë në gatishmëri për çdo situatë.
Visualizza questo post su Instagram
Që prej orëve të para të mëgjesit të sotëm, aksi Qafë Thore-Theth ka qëndruar i bllokuar për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese. /ZËRI