zjarri ne kruje
KRUJË- Situata me zjarret në Krujë vijon të mbetet shqetësuese. Një vatër e re është shfaqur në fshatin Halil, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me pisha dhe po përhapen në terren. Ndërkohë, një tjetër vatër raportohet në lagjen Abaze.
Banorët e zonës kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të zjarrfikësve, ndërsa shqetësimi më i madh mbetet përhapja e flakëve pranë zonave të banuara.
View this post on Instagram
Në terren kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, ndërsa helikopteri i ushtrisë është rikthyer në operacion për ndërhyrje nga ajri.
Poll