SHBA- Lotaria amerikane (Diversity Visa) do të rikthehet dhe në vjeshtën e këtij viti dhe qytetarët shqiptarë mund të rinisin me aplikimet, pas pezullimit të tyre në janar. Por rikthimi vjen me disa risi, duke futur kërkesa më të rrepta për verifikimin e identitetit për aplikantët.
Sipas njoftimit zyrtar ky rregull do të hyjë në fuqi më 10 prill 2026 dhe sipas rregullores së përditësuar, individët që hyjnë në programin e Lotarisë duhet të japin informacion më të detajuara.
Sipas rregullit përfundimtar, aplikantët që hyjnë në programin e Vizave të Diversitetit duhet të përfshijnë të dhënat e pasaportës dhe të ngarkojnë një skanim dixhital të faqeve biografike dhe të nënshkrimit të pasaportës kur plotësojnë formularin e regjistrimit online. Kjo kërkesë redukton rrezikun e pasaportave të falsifikuara dhe mbështet verifikimin e sigurisë dhe identifikimin e aplikantit.
Zyrtarët mund të verifikojnë pranueshmërinë e aplikantit bazuar në vendin e lindjes dhe mundësinë e lidhjes me një shtet me “pranueshmëri të ulët.” Departamenti i Shtetit po shton fjalën “duhet” për të thjeshtuar udhëzimet për zyrtarët konsullorë. Në vend të fjalës “gjini” do të përdoret termi “seks”, kurse “mosha” zëvendësohet me “data e lindjes”.
Informacioni i kërkuar përfshin:
Numri i pasaportës
Vendi ose autoriteti që ka lëshuar pasaportën
Data e skadimit të pasaportës
Një kopje e skanuar e faqes biografike dhe të nënshkrimit të pasaportës.
Këto ndryshime do të zbatohen duke filluar me Lotarinë DV të vitit 2027, dhe aplikantët duhet të kenë pasaportën gati gjatë plotësimit të aplikimit, pasi verifikimi i saj do të jetë një pjesë kyçe e procesit./ZËRI