Aktualitet

Lirohen nga qelia 15 protestuesit e opozitës

 Ata u arrestuan me akuzën se kundërshtuan dhe dhunuan fizikisht punonjësit e policisë, si edhe hodhën molotovë në drejtim të tyre dhe institucioneve.

F.I
Lirohen nga qelia 15 protestuesit e opozitës
PAMJE NGA PROTESTA

TIRANË-Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “detyrim paraqitje” për 15 protestuesit e vënë në pranga, pas protestës të opozitës së 22 marsit. Ata u arrestuan me akuzën se kundërshtuan dhe dhunuan fizikisht punonjësit e policisë, si edhe hodhën molotovë në drejtim të tyre dhe institucioneve. Të lënduar nga kjo protestë mbetën 6 efektivë të policisë.

Për protestën është vënë në hetim në gjendje të lirë edhe organizatori Klevis Balliu, i cili akuzohet se ka shtyrë të miturit në krim. Në hetim janë edhe 5 të mitur që janë përfshirë në akte dhune, si edhe 3 protestues të tjerë. 

Protesta e Partisë Demokratike nisi rreth orës 18:00, ku mbështetësit u mblodhën fiillimisht para Kryeministrisë, aty ku u zhvillua tubimi kryesor. Tubimi pa fjalime, shumë shpejt përshkallëzoi, pasi u hodhën mjete piroteknike në drejtim të godinës së Kryeministrisë. Forcat e policisë ndërhynë për të vënë situatën nën kontroll, me makinat e ujit dhe gaz lostsjellës. Pas Kryeministrisë, u sulmua me molotovë ministria e Brendshme, e Infrastrukturës dhe selia e PS, ndërsa u dogj edhe një makinë policie./ZËRI

Poll

MOS HUMB