Aktualitet

Rikthimi i basteve sportive online, Qeveria miraton rregullat!

Bëhet me dije se ky vendim ka si qëllim rritjen e kontrollit dhe transparencës në funksionimin e basteve sportive online nga subjektet e licencuara.

I.F
Rikthimi i basteve sportive online, Qeveria miraton rregullat!
foto ilustruese

TIRANË- Qeveria ka miratuar vendimin e ri, ku janë miratuar rregullat dhe standardet teknike për funksionimin e platformave të basteve sportive online në vend. Vendimi është publikuar nga Agjencia për Media dhe Informim, e cila njofton se ky vendim është miratuar në mbledhjen e qeverisë, e cila u zhvillua sot.

Bëhet me dije se ky vendim ka si qëllim rritjen e kontrollit dhe transparencës në funksionimin e basteve sportive online nga subjektet e licencuara. Teksa, parashtohen edhe kriteret teknike dhe kërkesat që duhet të plotësojnë platformat përmes të cilave ofrohen bastet sportive online.

Vendimi trajton edhe mënyrën e kryerjes së pagesave dhe transaksioneve financiare, ku përcaktohet se çdo veprim financiar që lidhet me bastet sportive online duhet të regjistrohet dhe të monitorohet në kohë reale nga institucionet përgjegjëse shtetërore.

"Agjencia për Media dhe Informim ju njofton lidhur me Vendimet dhe Projektligjet e miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 11 mars 2026:

•Përcaktimin e standardeve,që kanë të bëjnë me kushtet teknike dhe standardet minimale, që duhet të plotësojnë sistemet/ëebsite-t/aplikacionet e basteve sportive on-line të subjekteve të licencuara, të cilat konsistojnë në:

a) kërkesat teknike minimale, që duhet të plotësojnë sistemet, ku administrohen, menaxhohen dhe luhen bastet sportive on-line, duke përfshirë komponentët hardëare dhe softëare;

b) kërkesat për identifikimin e regjistrimin e lojtarëve, me qëllim sigurimin e aksesit të ligjshëm, mbrojtjen e të dhënave dhe parandalimin e lojës së paligjshme;

c) procedurat në lidhje me faturat dhe transaksionet e pagesave, duke siguruar që çdo transaksion të regjistrohet e të monitorohet në kohë reale nga organet përkatëse.

DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Ky vendim ka për qëllim përcaktimin e standardeve, që kanë të bëjnë me kushtet teknike dhe standardet minimale, që duhet të plotësojnë sistemet/ëebsite-t/aplikacionet e basteve sportive on-line të subjekteve të licencuara, të cilat konsistojnë në:

a) kërkesat teknike minimale, që duhet të plotësojnë sistemet, ku administrohen, menaxhohen dhe luhen bastet sportive on-line, duke përfshirë komponentët hardëare dhe softëare;

b) kërkesat për identifikimin e regjistrimin e lojtarëve, me qëllim sigurimin e aksesit të ligjshëm, mbrojtjen e të dhënave dhe parandalimin e lojës së paligjshme;

c) procedurat në lidhje me faturat dhe transaksionet e pagesave, duke siguruar që çdo transaksion të regjistrohet e të monitorohet në kohë reale nga organet përkatëse;

ç) procedurat lidhur me faturat dhe transaksionet e pagesave;

d) certifikimin e sistemit", thuhet në njoftim./ZËRI

Poll

MOS HUMB