Aktualitet

Rokadë në Policinë e Shtetit/ Emërohen drejtuesit e rinj, Proda transferon shefat e policisë në Tiranë, Kukës dhe Shkodër

Proda ka vendosur transferimin e disa prej drejtuesve të komisariateve të Tiranës. Po ashtu, lëvizjet përfshijnë edhe drejtoritë vendore në Kukës dhe Shkodër.

zh.ll
Rokadë në Policinë e Shtetit/ Emërohen drejtuesit e rinj,
Policia e Shtetit

TIRANË- Kryepolici Ilir Proda ka firmosur ndryshime të rëndësishme të shefave të komisariateve. Proda ka vendosur transferimin e disa prej drejtuesve të komisariateve të Tiranës. Po ashtu, lëvizjet përfshijnë edhe drejtoritë vendore në Kukës dhe Shkodër.

Nga vala e re e ndryshimeve, Besmir Qebini është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Kukës, ndërsa më parë drejtonte Komisariatin nr.5 në Tiranë. Bekim Lika, i cili më parë ishte shef i Komisariatit të Policisë në Kukës, u emërua në krye të Komisariatit Shkodër.

Ndryshimet: 

Idriz Daulle, nga zv drejtori i rendit në DVP Tiranë emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 5, Tiranë.

Besmir Qebini nga Shef Komisariati i Policisë nr 5, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës.

Bekim Lika, nga Shef i Komisariatit të Policisë Kukës, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër.

Ermal Kenaçi emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 2, Tiranë, ndërsa Feliks Hoda emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, po në Tiranë.

Ervis Gjoshi, nga Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, emërohet Zëvendësdrejtor për Rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Robert Losha emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 7, Tiranë. Elton Shahini emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 1, Tiranë.

Poll

MOS HUMB