Aktualitet

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, Dritan Rexhepi nuk pranon të dëshmojë në gjyq

I pyetur nga GJKKO lidhur me ngjarjen, Dritan Rexhepi nuk e dha pëlqimin e tij për të dëshmuar para togave të zezë.

k.m.
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, Dritan Rexhepi nuk pranon të
Dritan Rexhepi

TIRANË- Dritan Rexhepi ka zgjedhur që edhe kësaj here të mos dëshmojë në procesin gjyqësor për rrëmbimin dhe vrasjen e Jani Prengës në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. I pyetur nga GJKKO lidhur me ngjarjen, Dritan Rexhepi nuk e dha pëlqimin e tij për të dëshmuar para togave të zezë. Të njëjtin vendim mori edhe Aldo Majnishta. Kështu që në këto kushte, seanca u shty për në 12 maj, kohë gjatë së cilës do të përsëriten thirrjet për familjarët e Jan Prengës, të cilët ndodhen jashtë shtetit.

I shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare, Dritan Rexhepi i njohur edhe me emrin Gramoz mbërriti në vendin tonë mesditën e 8 janarit, pasi u ekstradua nga Turqia. Pasi mbërriti në aeroportin e Rinasit u transferua në burgun '313'. Rexhepi akuzohet për tre vepra penale: rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, vrasje në Krujë vite më parë, falsifikim dokumentesh në Fier. Jan Prenga u rrëmbye në zonën e Kamzës në Janar të vitit 2020, ndërkohë që edhe pse kanë kaluar gati 4 vite nga ky krim, trupi nuk është gjetur ende, ndërkohë që SPAK ka mbyllur hetimet, ku dhe ka akuzuar zyrtarisht Rexhepin si porositës së rrëmbimit të 47-vjeçarit nga Kamza.

Përmes pamjeve filmike është provuar se Jan Prenga u vra në makinë, ndërkohë që trupi i tij u dërgua në resortin Golden në Shijak, në pronësi të vëllezërve Hajri. Dritan Rexhepi, së bashku me shtetasit Gentjan Funiqi, Martin Bleta dhe Korado Keshteja, u akuzuan zyrtarisht: për kryerjen e veprave penale “Rrëmbim apo mbajtje peng e personit” kur është shkaktuar vdekja, parashikuar nga nenet 109 paragrafi i tretë dhe 28/4 të Kodit Penal, “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga nenet 278 paragrafi i parë dhe 28/4 i Kodit Penal, “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”, parashikuar nga nenet 303 dhe 28/4 i Kodit Penal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333a/1 dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal./ZËRI

Poll

MOS HUMB