Aktualitet

Rrëmbyen dhe vranë Renis Dobrën, arrestohen 2 autorët e dyshuar, në kërkim dy të tjerë

zh.ll

Rrëmbyen dhe vranë Renis Dobrën, arrestohen 2 autorët e

BURREL- Dy autorët e dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e 22-vjeçarit, Renis Dobra, janë shoqëruar në polici. Bëhet fjalë për Petrit Çakrri alias Hoxha, i cili u arrestua në Tropojë, dhe Fatjon Bushgjokaj, i cili u arrestua në Tiranë. Këta të fundit ishin shpallur në kërkim nga autoritetet së bashku me vëllezërit e Fatjon Bushgjokaj, Aleksandër dhe Kristë alias Kristi Bushgjokaj, si autorët të dyshuar të ngjarjes. Ndërkohë, gjithashtu persona të tjerë të dyshuar lidhur me ngjarjen janë shoqëurar në polici.

Kujtojmë se 22-vjeçari u gjet i pajetë mëngjesin e 9 korrikut pranë liqenit të Shkopetit, në fshatin Madhesh. Familjarët e tij kishin denoncuar të zhdukur mbrëmjen e 8 korrikut, pasi i riu nuk ishte kthyer në banesë.

Aktualisht, dyshohet se 22-vjeçari është dhunuar dhe goditur me qytën e armës përpara se të mbytej me litar nga autorët. Pasi i riu është vrarë, mjeti i tij është hedhur në liqenin e Shkopetit bashkë me kufomën brenda. Por në rrethana ende të paqarta trupi i viktimës ka dalë nga makina pak metra para se mjeti të përfundonte në ujë. Një kamera sigurie ka fiksuar momentin e ndjekjes së Renis Dobrës nga autorët, që dyshohet të kenë qenë më shumë se 3, ndërsa motivi i vrasjes dyshohet të jetë prishja e pazareve të drogës. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB