Aktualitet

70 fëmijë të helmuar në Gramsh, NELSA SHPK kalon topin te edukatoret: Ne çojmë vetëm ushqimet

Balla shprehet se ata furnizojmë me ushqimet bazë kopshtin në fjalë, si bulmetra, mishi,etj. 

F.m
70 fëmijë të helmuar në Gramsh, NELSA SHPK kalon topin te
Foto Ilustruese

TIRANË- Elsa Kamberi Balla, administratorja e “Nelsa SHPK”, kompanisë që furnizon me ushqime kopshtin ku u helmuan fëmijët në Gramsh ka folur për ZËRI. Në një prononcim telefonik, Balla shprehet se ata furnizojmë me ushqimet bazë kopshtin në fjalë, si bulmetra, mishi,etj. 

Ne nuk ofrojmë shërbime kateringu. Ne kemi një kontratë me kopshtin në fjalë ku dlrgojmë furnizime me ushqime nga më të ndryshmet, si bulmetrat apo edhe mishi. E kam ndjekur situatën në fjalë, por ushqimet që dërgojmë ne janë të kontrolluara. Jam e gatshme t’ju vë në dispozicion analozat e tyre,”- u shpreh Balla për ZËRI.

Çfarë ka ndodhur sot në Gramsh?

Rreth 70 fëmijë kanë përfunduar të helmuar pasi kanë ngrënë drekën në kopshtin publik nr.1 në Gramsh. Ngjarja ka ndodhur të martën, por është raportuar vetëm sot në media, pasi institucionet e kanë mbajtur të fshehtë. Një pjesë e fëmijëve kanë qëndruar për ditë të tëra në spital me simptoma si vjellje, temperatirë, diarre dhe ethe. Analizat që janë bërë tregojnë se fëmijët janë helmuar nga bakteri i salmonelës.

Poll

MOS HUMB