Aktualitet

Rrezikohet shembja e urës, bllokohet plotësisht aksi Librazhd-Prrenjas, reagon ARRSH: Po thërrmohet betoni

Po ashtu, kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ami Kozeli u shpreh për mediat se ende nuk ka një afat zyrtar se kur do të bëhet e mundur hapja e këtij segmenti rrugor.

l.k
Rrezikohet shembja e urës, bllokohet plotësisht aksi
Ura

LIBRAZHD- Aksi rrugor Librazhd-Prrenjas është bllokuar totalisht, pasi rrezikohet të shembet ura në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”. ARRSH, përmes një njoftimi publik, thekson se do të ndalohet qarkullimi për të gjitha automjetet dhe se po merren masat e nevojshme për ndërtimin e një bypass-i provizor, ku do të kalojnë mjetet. Pas bllokimit të rrugës, njoftohet që të përdoret rruga alternative Maliq-Lozhan-Moglicë-Gramsh-Elbasan për të gjithë ata që lëvizin nga zonat e tjera drejt juglindjes së vendit dhe anasjelltas.

Rrezikohet shembja e urës, bllokohet plotësisht aksi
Foto nga ngjarja

“Në aksin Librazhd-Pogradec, në vendin e quajtur ‘Arrat e Gurrës’, pas vlerësimit në terren, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në koordinim me Policinë e Shtetit, për arsye sigurie njofton se: Do të ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve në këtë segment. Ndërkohë, nga ana e ARRSH po merren masat e nevojshme për të ndërtuar menjëherë një bypass provizor për sigurinë e qytetarëve dhe mjeteve. U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin këtë aks, ndërkohë që përdoruesit e autoveturave të përdorin rrugën alternative Maliq-Lozhan-Moglicë-Gramsh-Elbasan deri në stabilizimin e plotë të situatës. Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë përdoruesve të rrugës. Çdo masë e marrë ka si qëllim të vetëm garantimin e sigurisë së jetës dhe parandalimin e incidenteve të mundshme”,- shkruhet në reagimin e ARRSH-së.

Po ashtu, kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ami Kozeli u shpreh për mediat se ende nuk ka një afat zyrtar se kur do të bëhet e mundur hapja e këtij segmenti rrugor. Ai tregoi se betoni i urës po thërrmohet, duke sjellë rrezik për shembjen e saj e cila sipas tij po ndodh për shkaqe natyrore, pasi zona ka shumë lagështirë.

Rrezikohet shembja e urës, bllokohet plotësisht aksi
ARRSH në terren

“Poshtë urës po thërrmohet betoni, kështu që jemi të detyruar të bllokojmë totalisht rrugën edhe për mjetet normale. Parashikim për hapjen nuk mund të bëjmë, por do të nisim menjëherë nga puna. Nuk jemi në gjendje ta themi sa do të zgjasin punimet. Ura në këtë moment nuk shfaq siguri. Shkaqet janë natyrore, zona është ujëmbajtëse”, u shpreh kreu i ARRSH./ZËRI

Poll

MOS HUMB