Aktualitet

Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Durrës! Dorëzohet në polici një nga të kërkuarit, Gëzim Allçi

Gjithçka nisi për ekspresin e fikur ku fillimisht viktima Flori Paluçi vrau me armë zjarri kamarierin 23-vjeçar Aranit Kurtin dhe më pas ndaj 33-vjeçarit ka qëlluar Daniel Pepa, duke e lënë të vdekur.

F.I
Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Durrës!
Viktimat Flori Paluci dhe Aranit Kurti

DURRËS- Gëzim Allçi, 30-vjeç i shpallur në kërkim për vrasjen e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit në Manzë është vetëdorëzuar në Policinë e Durrësit. 30-vjeçari Gëzim Allçi dyshohet se ndihmoi autorin, Daniel Pepa të largohej nga vendi i krimit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, të datës 13.11.2025, e cila ka caktuar në mungesë masën e sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit G. A., 31 vjeç, banues në Manëz, Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Shtetasi G. A. ishte shpallur në kërkim, i dyshuar si i përfshirë në ngjarjen e ndodhur në tetor 2025, në Manëz, Durrës, ku mbetën të vrarë me armë zjarri dy shtetas.

Ky shtetas është vetëdorëzuar në DVP Durrës.

Gjithashtu, ky shtetas ka dorëzuar një send në dukje pistoletë (armë sportive me gogla), duke deklaruar se këtë e kishte me vete ditën e ngjarjes.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Vrasja e dyfishtë ndodhi mesnatën e 22 Tetorit 2025. Gjithçka nisi për ekspresin e fikur ku fillimisht viktima Flori Paluçi vrau me armë zjarri kamarierin 23-vjeçar Aranit Kurtin dhe më pas ndaj 33-vjeçarit ka qëlluar Daniel Pepa, duke e lënë të vdekur. Aranit Kurti 23 vjeç dhe Daniel Pepa, 21 vjeç u ulën në tavolinë dhe i kërkuan kafe kamerierit. Kamerieri Alteo Pepa ishte ulur me Flori Paluçin, 33 vjeç, dhe i thotë dy të rinjve se nuk mund tu shërbente kafe, pasi ekspresi ishte i fikur. Përgjigjia e tij 'ndezi' sherrin mes të rinjëve, ku fillimisht filloi me ofendime dhe sharje.

Në debat ndërhyri dhe Flori Paluçi, i cili i doli në mbrojtje kamarierit, duke thënë se nuk mund ta fyenin pasi kamerieri ishte ulur në tavolinë me të. Debati ka agravuar në përdorimin e armës, ku i pari që ka qëlluar ishte Flori Paluçi i cili ka vrarë Aranit Kurtin dhe më pas Daniel Pepa ka qëlluar duke lënë të vrarë Paluçin. Daniel Pepa, autori i vrasjes së Florian Paluçit, ndodhur rreth një muaj më parë në zonën e Manzës, ka pretenduar se ka qëlluar me armë në kushtet e vetëmbrojtjes së nevojshme, pasi Florin Paluçi, ishte personi i parë që ka qëlluar me pistoletë duke vrarë shokujn e tij, Aranit Kurti. Në lidhje me ngjarjen në pranga u vendosën edhe 4 persona, Ergi Kadiu, Taulant dhe Emirjan Beqja dhe Erald Cani, por u lanë të lirë nga Gjykata e Durrësit./ZËRI

Poll

MOS HUMB