Aktualitet

Berisha në SPAK: Dumani, avokati kryesor i krimit elektoral! 21 Janari- "Krim shtetëror, por pa dashje"

Berisha u ndal më tej edhe në çështjen ndaj ish-drejtorit të RTSH-së Thoma Gëllçi.

F.I
Berisha në SPAK: Dumani, avokati kryesor i krimit elektoral! 21 Janari-
Sali Berisha

TIRANË-Në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme. Pas dalejs nga SPAK, Berisha për mediat tregoi mesazhin që i la kreut të SPAK, Altin Dumanit. Ai e akuzoi Dumanin se ka dezinformuar opinionin publik lidhur me paditë për krime zgjedhore.

Sali Berisha: Në paraqitjen time, unë lashë këtë shënim: Altin Troplini alias Dumani është një mashtrues publik i rangut më të lartë, i njëjtë me Ramaduron”. Deklaroi se paditë e sjella në SKAP, me dhjetëra e dhjetëra padi për krim elektoral, pati amoralitetin e plotë të mashtrojë shqiptarët se këto padi nuk kishin prova. E garantoj se do të përgjigjet para shqiptarëve për këtë mashtrim publik dhe se parlamenti, opozita do të nisë punën pikërisht me zbërthimin e këtij mashtrimi publik. Sepse me këtë mashtrim publik, Altin Troplini është edhe avokati kryesor i krimit të shëmtuar elektoral, garancia më madhore e dhunimit të çdo ligji, norme dhe standardi për votimin e lirë të shqiptarëve.

Berisha u ndal më tej edhe në çështjen ndaj ish-drejtorit të RTSH-së Thoma Gëllçi.

“Në një mashtrim të pacipë u deklaroi shqiptarëve se Strasburgu për çështjen Gëllçi, u dezinformua Strasburgu se gazetari Gëllçi nuk u dorëzua, por u arrestua. Ordiner e ka pak ta quash këtë. Pra në vend që të kërkojë ndjesë publike për masat represive që urdhëroi ndaj gazetarit Gëllçi mashtron shqiptarët sikur gjykata ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka vendosur mbi bazën e mashtrimit, çka nuk mund të ndodhë kurrë”, tha Berisha.

Berisha në SPAK: Dumani, avokati kryesor i krimit elektoral! 21 Janari-
LETRA

Sa i përket rastit të Ilir Metës, Berisha tha se ai mbahet “pa asnjë fakt penal në dosje”. Po ashtu theksoi sërish se prokuroria është sjellë me Erion Veliajn “në mënyrën më të papranueshme”. 

Sali Berisha: Për Erion Veliajn, çështja është siç e patë ju, dëshmitarët njëri pas tjetrit, pasi kanë kaluar në zyrën  e Ramës, nuk e di, por kjo të provojë, ta hetojnë, kanë bërë dëshmira, të cilat faktojnë për mua, faktojnë të vërtetën e vjedhjeve të tmerrshm e që kanë bërë. Megjithatë çdo njeri i padënuar dhe dënuar, ka një paketë të drejtash të cilët duhet të respektohen. Me Erion Veliajn janë sjellë në mënyrën më të papranueshme. Dhe të jeni të sigurt, që për Erion Veliajn kam konsideratën më të keqe. Ua them këtu. Mund të flas shumë, shumë kohë dhe ndonjë ligësi njerëzore si atë nuk njoh, përveç Edi Ramës. Unë i kërkoj Avokatit të Popullit gjithashtu të shkojë nëpër burgje dhe të shohë një tmerr të pafund. Me qindra mijëra djem të rinj, qytetarë për akte më të parëndësishmet janë të plasur atje dhe nuk u bëhet as procesi gjyqësor.  Kanë marrë vetëm masën e sigurisë dhe në kundërshtim me ligj e kushtetutë, lihen në kushte më çnjerëzore në burg, sikur nuk janë qenie të gjalla, çka përbën një torturë kolektive. Unë e kam denoncuar këtë.

Berisha u pyet nga gazetarët edhe në lidhje me 21 janarin. Ai u shpreh se ngjarja ishte krim shtetëror, por pa dashje.

Sali Berisha: A mund të lexosh fjalimet e Sali Berishës vite me radhë përpara i cili e ka quajtur krim shtetëror. E kam quajtur unë përpara. Pse? Se unë nuk mund të them që ata nuk u vranë nga njerëz të shtetit. Por krimi shtetëror është krim shtetëror me dashje dhe krim shtetëror pa dashje. Ka klasifikim krimi shtetëror. Krimi shtetëror me dashje ka rregullat e veta kur quhet, kur shteti e merr të pafajshëm dhe e pushkaton. Kur shteti jep urdhër këtë-këtë, kur s’duhet ta bëjë kurrë atë. Krim shtetëror pa dashje është kur ndodh nga rikosheta, ndodh nga detyra, sepse garda ka patur një ligj. Unë e kam thënë 5-6 vjet para, që është krim shtetëror, krim shtetëror pa dashje. Në rastin e krimit shtetëror, dëmshpërblimi nga shteti i viktimës është më i madh. Këta, siç di unë, janë dëmshpërblyer me shuma, nuk di të them afrohen në shkallën e duhur apo jo. Ata u vranë nga armët e shtetit, por nuk ishte qëllim vrasja. Dhe është faktuar kjo që them. Nuk ka patur absolutisht asnjë urdhër. Aq sa është përgjegjës Edi Rama direkt që i solli aty. Ka një deklaratë të qeverisë amerikane aty, që thotë të hetohet nga polici, tek organizatori. Ka një deklaratë tjetër, që demonstrata ishte e dhunshme dhe kishte axhendë politike. Edi Rama është përgjegjësi kryesor.

Poll

MOS HUMB