Aktualitet

Mbi 50 mijë zarfe pezull, nis numërimi i votave nga Greqia

Janë rreth 53 mijë zarfe për t’u numëruar

I.F
Mbi 50 mijë zarfe pezull, nis numërimi i votave nga Greqia
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Ka nisur numërimi i votave të diasporës që kanë ardhur nga Greqia. Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë rreth 53 mijë zarfe për t’u numëruar, pasi kishin mbetur peng deri më sot për shkak të kontestimeve të PD.

Kolegji Zgjedhor vendosi të rrëzojë kërkesën e PD, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të KAS për votën e diasporës në Greqi, pas ankimimit të PS-së. Edhe kryekomisioneri Ilirjan Celibashi shpalli vendimin për këtë çështje, duke u shprehur se nuk ishin gjetur parregullsi dhe duheshin numëruar të gjitha.

Deri tani janë numëruar 80% e zarfave, ose 147 024 vota. PS mbetet me 83 mandate në rang vendi, PD me aleatët me rënie drastike me 50 mandate nga 63 që kishte në vitin 2021, PSD merr 3 mandate, 2 Partia Mundësia e Agron Shehajt, dhe nga 1 mandat Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit dhe Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt./ZËRI

Poll

MOS HUMB