Aktualitet

Sekuestrohen 6.8 ton drogë në Venezuelë, ministri Cabello: Kanë lidhje me mafien shqiptare në Ekuador

Ai specifikoi se personat e përfshirë në të dyja rastet kanë lidhje me “mafian shqiptare që vepron nga Ekuadori”.

F.I
Sekuestrohen 6.8 ton drogë në Venezuelë, ministri Cabello:
Diosdado Cabello

VENEZUELË-Ministri i Brendshëm i Venezuelës, Diosdado Cabello njoftoi të martën sekuestrimin e një ngarkese masive droge prej 6,850 kilogramësh. “Me këtë rezultat, shteti venezuelian ka arritur në një total prej 7,148 kilogramësh të sekuestruara” vetëm në 13 ditët e para të janarit, raportojnë mediat e huaja.

“Ky është një goditje e madhe ndaj narrativës që thotë se Venezuela lehtëson trafikimin. As kokaina, as marihuana, as ndonjë drogë që shteti mund ta ndalojë gjatë rrugës nuk do të kalojë këtu”, deklaroi Cabello, duke theksuar se çdo konfiskim përfaqëson “heqjen e një pengese” të strukturës logjistike kriminale.

Cabello deklaroi se operacione janë kryer edhe në Zulia, shumica e të cilave lidhen me sekuestrimin e drogës. Procedura e parë që ai përmendi ishte arrestimi i tre personave që kishin 75 pako marihuanë dhe 39,450 kilogramë të së njëjtës substancë. Operacioni i dytë ishte arrestimi i tre personave të tjerë që posedonin 50 pako dhe 50 kilogramë marihuanë në shtetin e Zulias.

Ai specifikoi se personat e përfshirë në të dyja rastet kanë lidhje me “mafian shqiptare që vepron nga Ekuadori” dhe se ai, si ministër, mban “një luftë të vërtetë kundër trafikut të drogës”. Cabello shpjegoi se, duke bllokuar rrugët detare dhe ajrore, mafiat detyrohen të përdorin rrugë tokësore ku janë më të prekshme nga mbikëqyrja shtetërore./ZËRI

Poll

MOS HUMB