TIRANË-Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë një njoftim të rëndësishëm për konsumatorët shqiptarë, ku sqaron se është tërhequr nga tregu produkti “EnerBiO Dinkel Waffeln Natur”. Sipas njoftimit të AKU-së, alarmi u ngrit fillimisht nga kompania gjermane "Dirk Rossmann GmbH", e cila kërkoi një tërheqje parandaluese të produktit për shkak të pranisë së toksinave të mykut.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar se produkti është tërhequr nga të gjitha pikat e shitjes, pa dallim lote apo date skadence.
NJOFTIMI:
Duke iu referuar njoftimit të marrë nga subjekti Rossman & Lala mbi tërheqjen nga tregu të produktit EnerBiO Dinkel Waffeln Natur (EAN 4305615676876 / DAN 055700) - Data e skadimit 18.01.2027, ky njoftim u bë nga kompania Dirk Rossmann GmbH" në Gjermani, si një masë parandaluese kundër tejkalimit të nivelit të lejuar të mikotoksinave/toksinave të mykut.
Të dhënat e produktit:
Emri i produktit: EnerBiO Spelled Waffles Natur (EAN 4305615676876 / DAN 055700
Data e skadimit: 18.1.2027
Subjekti na ka informuar se artikulli është tërhequr menjëherë nga të gjitha pikat e shitjes, pavarësisht Numrit të LOT-it dhe datës së skadimit.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po merr masa për të kryer verifikimet përkatëse në lidhje me njoftimin e bërë nga OBU, dhe u bën thirrje konsumatorëve që e kanë blerë këtë produkt dhe janë në gjendje ta kthejnë atë në pikat e shitjes.