Aktualitet

PANIK në kroçerën turistike, evakuohet me urgjencë drejt spitalit të Durrësit një turist britanik

Në orën 02:30 shtetasi anglez me inicialet C.P mbërriti në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

F.I
PANIK në kroçerën turistike, evakuohet me urgjencë drejt
PAMJE NGA NGJARJA

DURRËS-Një operacion shpëtimi është zhvilluar pak para mesnate nga Kapiteneria e Portit Durrës, pas një thirrjeje emergjente të marrë nga kroçiera “Marbella Explorer II”, e cila lundronte nga Korfuzi drejt Kotorrit. Një shtetas anglez i sëmurë në bord me simptoma të rënda kërkoi ndërhyrje urgjence.

Menjëherë pas sinjalizimit, autoritetet portuale udhëzuan kroçierën që të afrohej, ndërsa u vu në lëvizje operacioni për evakuimin e të sëmurit. Në orën 02:30 shtetasi anglez me inicialet C.P mbërriti në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Në operacion u angazhua rimorkatori ‘Joni’ i Portit të Durrësit me ekuipazhin, Siguria Portuale, Policia Kufitare si dhe oficerët dhe Kapiteni i Portit Durrës.

Poll

MOS HUMB